Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Si të veprosh kur i ke këmbët e rënduara?

Legs


I ndjeni vazhdimisht këmbët të rënda? Çfarë e shkakton këtë problem dhe si mund të shpëtosh prej tij? Cilat janë simptomat? Si të veprojmë për t’i lehtësuar? Në shkrimin e mëposhtëm do të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja…

– Çfarë e shkakton fenomenin e këmbëve të rënduara?

Advertisement

– Ky fenomen shkaktohet kryesisht nga një qarkullim i keq i gjakut. Gjaku, nga këmbët, ngjitet në mënyrë të pamjaftueshme drejt zemrës dhe grumbullohet në këmbë, gjë që shkakton edhe dhimbjen e tyre.

– Cilat janë shkaqet?

– Shkaqet janë të shumta. Ato mund të jenë me origjinë gjenetike (të trashëgueshme), mbipesha, mungesa e ushtrimeve fizike, pirja e duhanit, pilulës ose alkoolit.

– Cilat janë simptomat?

– Ato janë po aq të shumta sa edhe shkaqet. Pas një dite të gjatë, ose kur ka bërë shumë nxehtë, ju mund të keni një ndjesi rëndese te këmbët, mizërime, ose edhe dhimbje. Këmbët mund të jenë të enjtura dhe të mpira, nga gjuri deri te kyçi. Gjithashtu, mund të konstatoni edhe daljen e variçeve.

– Si ta parandalosh këtë fenomen?

– Ekzistojnë mënyra të ndryshme që bëjnë të mundur parandalimin e fenomenit të këmbëve të rënda. Për t’ia arritur kësaj, mjafton të ndryshoni pak zakonet e përditshme:

a. Evitoni veshjet që ju shtypin këmbët dhe barkun, si çizme, geta, ose xhinse shumë të ngushta.

b. Evitoni sportet shumë të dhunshme për këmbët dhe preferoni notin, ose ecjen.

c. Mos qëndroni gjithë ditën ulur para tavolinës së punës dhe mos i mbani këmbët e kryqëzuara për orë të tëra.

d. Evitoni takat, por edhe këpucët fare të sheshta. Këmbët kanë nevojë për pak lartësi.

e. Evitoni nxehtësinë e madhe, si saunat, banjot apo dushet me ujë të nxehtë, ose ekspozimin e tepruar në diell…

– Çfarë gjestesh duhen bërë në rastin e rëndesës në këmbë?

– Kur vuan nga këmbët e rënduara, janë disa gjeste që nuk duhen harruar:

a. Duhet ta mbaroni gjithmonë dushin duke kaluar në këmbë pak ujë të ftohtë. Filloni nga kyçet dhe ngjiteni drejt kofshëve, duke këmbëngulur mirë te gjunjët dhe kyçet. Përsëriteni këtë veprim edhe në pjesën e pasme të këmbëve. Gjëja më e mirë është të alternoni intensitetin e currilit të ujit. Nëse ju pëlqen më shumë banjoja në vaskë, mos përdorni ujë shumë të nxehtë. Nën ujë, këmbët tuaja duhet të bëjnë një masazh të shkurtër. Me ndihmën e kokës së dushit, masazhoni këmbët nga kyçet te kofshët, me lëvizje rrethore.

b. Ju duhet të flini me këmbë të ngritura paksa lart. Pozicioni i gjumit është shumë i rëndësishëm. Këmbët e ngritura pak më lart se barku bëjnë të mundur përshpejtimin e qarkullimit të gjakut.

c. Pini çaj dhe ujë, të paktën 1,5-2 litra në ditë, për të lehtësuar problemin tuaj.

d. Bëni masazhe me vajra esenciale. Kështu, mund të përdorni vajin e bajames pas çdo banjoje, për të zbutur lëkurën.

e. Gjatë pushimeve, mos harroni të ecni me orë të tëra në det. Përveçse riaktivizoni qarkullimin e gjakut, kështu, luftoni edhe celulitin.

f. Përdorni çorape speciale mbajtëse. Megjithëse nuk janë shumë seksi, këmbët tuaja do t’ju falënderojnë.

g. Gjithashtu, gjeni në farmaci kremëra të shumta, xhelëra, ose locione specifike që lehtësojnë ndjesinë e rëndesës. Për rezultate më të mira, mbajeni kremin tuaj në frigorifer.

Në fund, ju këshillojnë të konsultoheni me mjekun, për të kuptuar arsyen e vërtetë të problemit tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Silvi Dollapi: Publiku është matësi më i mirë i suksesit

Next Post

Ai më detyroi të vidhja

Advertisement