Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi (4)

…Harxhova qimet e kokës për analiza, skanera e radiografira. U shkëputa nga puna dhe i harxhova të gjitha parate neper doktore. Zoti me ndihmoi e ma shëroi djalin, por mbeta pa asnjë euro, madje u futa edhe në borxhe…

Kërkova borxh një herë këtej, një herë andej, por nuk vonoi dhe filluan te ma mbyllnin derën kudo. I shkova edhe babait të djalit, por ai ma përplasi në fytyrë: “Nuk është djali im, më tha, por i yti!”. E luta me lot në sy të bënte analizat e ta vërtetonte, por nuk pranonte. Tamam psikopat m’u duk kur e pashë të mbështjellë me atë robdëshambrin rozë që unë nuk e shikoja dot me sy dhe nuk e lejoja ta vishte…

Nuk më ftoi të futesha as brenda. Te dera biseduam. Ishte dobësuar dhe zverdhur në fytyrë. Me siguri, nuk dilte më nga shtëpia. I ktheva kurrizin pa folur dhe dola në rrugë. Binte shi, isha lagur e bërë qull, por unë nuk e ndjeja… Lotët më rrëshqisnin poshtë faqeve dhe bashkoheshin me pikat e shiut që binin pa pushim në fytyrën time. Kisha mbetur vërtet keq, pa një qindarkë në xhep, si i thonë fjalës. Këmbët më çuan instinktivisht para derës së Nadjas.

Advertisement

– Çfarë ka ndodhur, kukla mu? – më tha ajo e shqetësuar, kur më pa lotët, duke kërkuar me sytë e saj të butë sytë e mi, të fshehur prapa kapakëve gjysëm të mbyllur, që shikonin poshtë këmbëve…

– Jam pa asnjë evro në xhep! – i thashë. – Kam dy muaj pa paguar qerane dhe tre fatura dritash pa likuiduar. Nesër më presin dritat… Dua të punoj me ty. Ma rregullon dot?

Ajo nuk foli, por u kthye mbrapsht dhe ktheu përmbys një komodinë të vogël. Poshtë saj, kishte ngjitur një zarf. E hapi dhe nxori 500 euro.

– Shko paguaj dritat, – më tha, – se do të vënë ndonjë gjobë e pastaj bisedojmë… – Ndërkohë vajza e saj shtrirë në krevat, filloi të qante. 

– Ik, kukla mu, – më tha, duke më ledhatuar me dy duar në dy krahët e mi. E kishte zakon këtë mënyrë përshëndetjeje.

U ktheva për të dalë, duke hedhur vështrimin nga krevati ku flinte vajza e saj dhe befas këmbët më ndaluan. M’u kujtua djali im, që me siguri tani do të ishte duke luajtur me Luizën, plakën shqiptare qe mbante katër-pesë femijët e lagjes që i kishin prindërit në punë. Ç’do të thoshte ai po të merrte vesh punën e re që kishte filluar mami i tij që ai e donte aq shumë?!

– Ik, pra! – më tha Nadja dhe më shtyu lehtë me dorë. – Ik, mos u vono, se po të pres…

Pasdite, Nadja më prezantoi me taksistin e saj. Ai ishte një djalë i dobët e i imët, për të cilin vija dorën në zjarr që ishte shqiptar. Sa u futëm në makinë e derisa zbritëm, atij nuk i pushoi goja. Me foli për Evangjelatosin, emisionin e një nate më parë, ku ai kishte futur gazetarët e tij në një fabrikë sallami dhe ata kishin filmuar të gjitha pisllëqet që bëheshin aty… Ai më ndaloi në një rrugë ku nuk kisha qenë ndonjëherë, diku prapa spitalit “Evangjelizmo”, ku po më priste një grua e shëndoshë e rrumbullake, të cilën ma prezantoi si zonja Eftalia… Më vonë, do ta merrja vesh se ajo ishte personi i parë që takonte vajzat dhe nëse ato i pëlqenin, i çonte te pronari i madh, në të kundërtën… Taksisti më zgjati dorën dhe u largua. Rregulli qe i rrepte: Asnjeri nuk duhet ta njihte gjithe sistemin zinxhir, por vetem një hallkë të tij…

Ecëm pak me këmbë derisa ajo ndaloi përpara një dere me xhama dhe me kangjella të një pallati të vjetër, por të mbajtur shumë mirë. Ajo hapi derën me çelës. U ngjitëm me ashensor dhe ndaluam në katin e pestë. Përsëri ajo hapi derën dhe u futëm në një apartament. “Prit një sekondë”, më tha dhe u fut në njërën nga dhomat. E ndoqa nga pas. Hodha sytë rreth e qark. Apartamenti m’u duk shumë luksoz, plot me antikuarë dhe abazhurë të modës së vjetër. Ndryshe nga ç’e kisha menduar, nuk po emocionohesha fare, isha shumë gjakftohtë. Siç duket, e kisha mbledhur veten. Ndofta edhe ngaqë nuk e dija ekzaktësisht ç’më priste…

– Hajde, – më tha ajo pas pak dhe ma bëri me dorë nga tavolina ku ishte ulur një burrë rreth të 50-tave. Zyra ishte shumë luksoze, me biblioteka librash e me rafte të mëdhenj me dru are. Ndërkohë, doli jashtë në heshtje, duke më lënë vetëm me atë burrë që, siç dukej, ishte pronari, një grek tipik, i shkurtër, i shëndoshë, zeshkan, me flokë plot thinja, të qethur shkurt, me një cigarishte në gojë dhe me tespijet që i lëvizte paksa me nervozizëm në dorë. Ishte veshur i tëri me të zeza. Më shikoi paksa nën vetulla. O Zot, çfarë vështrimi! Dukej sikur do të të zhvishte me sy. Nuk e di se pse m’u fiksua në mendje që duhet të ishte nga Kreta. Nga pamja dhe lëvizjet që bënte, me krijoi përshtypjen se duhet te kishte punuar më parë në polici…

Ai nuk u ngrit fare nga tavolina e zyrës, ndërsa unë vazhdoja të rrija në këmbë. Nuk më bëri shenjë të ulesha, por pas pak, u çua edhe vetë në këmbë.

– Nga je? – më pyeti. I thashë të vërtetën. Ai nuk foli. M’u afrua, duke me ardhur rrotull si ujku viktimës së tij. Instiktivisht, u tërhoqa duke vënë duart në gjoks. Zemra filloi të më rrihte shpejt. Gjithë ajo qetësi që kisha deri atëherë, më iku në të njëqindën e sekondës…

– Mos ki frikë! – tha. – Këtu jemi vetëm. Eftalia tani po shikon televizor në dhomën e ndenjjes. Nuk guxon të hyjë.  Kjo është zyra dhe shtëpia ime… Pasi vuri paksa buzën në gaz, ose më mirë të them, pasi e vari paksa buzën e poshtme, vazhdoi: – Qenke e bukur, moj allvanose!

Tha këto fjalë dhe zgjati sakaq dorën drejt gjoksit tim. Unë mbeta si e ngrirë. S’kisha fuqi as të lëvizja e jo më të kundërveproja.

– Pa prit të të shikojme një herë… – më tha dhe, duke thithur cigarishten, më zbërtheu kopsat e këmishës dhe më ngriti lart sutjenat… Dy duart e tij më prekën gjoksin, duke ma ngritur lart, sikur ta peshonte.

– Aha! – tha – poli orea. (Shumë i bukur). Pa hiqi pantallonat, – shtoi dhe zgjati dorën e djathtë mes këmbëve te mia. Duhet të të kontrollojmë – tha. – Ne kujdesemi për klientët tanë…

E mpirë, siç isha, e lashë të bënte ç’të donte. “Mos ki merak, më kishte thënë Nadja, pronari shkon vetëm një herë me një vajzë. Eshtë maniak seksual dhe do t’i ndërrojë vazhdimisht. Thonë se nuk bën dot dy herë dashuri me të njëjtën femër. Nuk ke për ta takuar më veç ditës së parë. Ruajna Zot e nuk të bie ndonjë shofer maniak, se me atë do të kesh të bësh vazhdimisht, çdo natë.”…

E martë, 29 dhjetor

Si sot, një vit më parë, kisha klientin e parë. Po rrija me Ilian, shoferin, sipër në Kolonaqi. Ishim ulur në një nga ato kafetë që gjithë ditën rrinë plot, të mbushura më studentët. Ai më qerasi me një frape, që po e pinim ngadalë-ngadalë që të shtynim orët, kur, befas, ra zilja e celularit. U përgjigja. Më kërkonin në një bankë.

– Bankë?! – pyeta unë e çuditur.

– Po, – më tha Ilia, – bankë! Unë kam çuar vajza edhe në zyra funeralesh dhe ato kanë bërë seks me klientët sipër arkivoleve, kurse ty të duket çudi në bankë…

“O Zot, çfarë nuk do të më dëgjojnë veshët mua në këtë punë”, thashë më vete.

– Mos u çudit! – më tha Ilia. – Do Zoti të kërkon ndonjë punonjës banke dhe jo “security”, se ata të lënë bakshish…

U nisëm. Banka ishte në breg të detit…

Vijon…!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (3)

Next Post

Silvi Dollapi: Publiku është matësi më i mirë i suksesit

Advertisement