Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

U bëra shoqe me gruan e dashnorit

Që prej 2 vjetësh, kam qenë e lidhur me një djalë që më ka dashur shumë. Edhe unë e doja, por jo aq sa ai. Ne nuk u martuam, por vendosëm të bashkëjetonim. Lidhja jonë po shkonte për mrekulli, të dy duheshim, shkonim shumë mirë, kishim shumë gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por ai nuk mund të më jepte dot atë që doja unë më shumë në këtë jetë; një fëmijë. Këtë e kuptova vetëm pas një viti i gjysëm, pasi nuk merrnim kurrë masa mbrojtëse. Për këtë, fajësoja edhe veten, pasi asnjëri nga të dy nuk e dinte kush nuk bënte dot fëmijë. Vendosëm të shkojmë për të bërë analizat dhe nga përgjigja e tyre, rezultoi se ai ishte steril. Më erdhi shumë keq për të dhe njëkohësisht, për veten, kur mendoja se nuk mund të bëhesha me fëmijë. Kaluan disa kohë dhe dëshira ime sa vinte e shtohej. Këtu filluan edhe problemet ndërmjet nesh dhe kështu, vendosa të ndahesha prej tij. Edhe pse nuk e doja shumë, kisha jetuar dy vjet me të dhe më vinte keq që përfundoi kështu, ndaj qaja pa pushim. Ndihesha shumë keq, sepse më dukej sikur isha bërë unë shkak i ndarjes. Pas disa muajsh, fillova të kisha probleme me vezoret dhe kisha dhimbje shumë të forta. Shkova për t’u vizituar, bëra disa analiza dhe doktorët më diagnostikuan me infeksion të rëndë në mitër. Nëse nuk operohesha, do të mbetesha shterpë për gjithë jetën. Kur e mora këtë lajm, nuk doja të jetoja. Fillova të mendoja shumë gjëra, madje ndihesha fajtore edhe për djalin me të cilin kam qenë lidhur, sepse mendoja se e kisha akuzuar pa të drejtë. Kaluan disa kohë dhe unë u operova, por gjithçka shkoi shumë mirë. Dalëngadalë fillova ta merrja veten dhe mendova të filloja punë për të hequr mendjen. Gjeta punë në një kompani shumë të rëndësishme ku nuk hyn kushdo. Kisha një rrogë shumë të mirë dhe ndihesha shumë krenare për veten. Ishte ai profesion që unë e kam dashur dhe e kam ëndërruar gjithmonë. Qëkur hyra në punë, u lidha shumë me një koleg të punës, duke qenë se edhe ai filloi punë menjëherë me mua. Shkonim shumë mirë bashkë dhe vendosëm të bashkoheshim për të bërë një projekt pune shumë të rëndësishëm. Pas disa kohësh, zbulova se ai ishte i martuar dhe se e shoqja punonte në të njëjtën kompani, por kishte zyrë tjetër. Kaluan disa muaj dhe vumë re se midis nesh kishte lindur diçka më shumë se pëlqim. Ndjenim një tërheqje të fortë për njëri-tjetrin. Rrinim gjatë gjithë kohës bashkë dhe ishim të lumtur kur shihnim njëri-tjetrin. Unë mundohesha të rrija sa më larg tij, por e kisha të pamundur, sepse ai më kërkonte gjithmonë. E linte të shoqen të priste për mua dhe unë gjithmonë i thoja se po vepronte shumë keq. Ai filloi të më thoshte fjalë të bukura, më bënte komplimente, madje më tha edhe se i pëlqeja shumë. Unë isha natyrë shumë e turpshme dhe i vetmi shok që kisha në punë, ishte ai. U dashurova pas tij. Ai këmbëngulte që të lidheshim, por unë nuk doja, sepse e dija që ishte i martuar dhe gruaja e tij ishte shumë e njohur në kompani. Një ditë fillova t’i qëndroja ftohtë dhe nuk i flisja. Ai ishte shumë krenar nga natyra dhe nuk më pyeste se çfarë kisha, por edhe ai më qëndronte në të njëjtën mënyrë. Normalisht që ndihesha keq nga mënyra se si po sillej, por ishte më mirë kështu. Pas disa ditësh, nuk duroi dot më, erdhi tek unë, më tha se ishte i çmendur pas meje dhe se nuk bënte dot pa mua. Në një moment çmendurie, përfunduam në shtrat. Mendova se ishte vetëm aventurë për një ditë, sepse nuk mund të krijoja iluzione për më shumë, pasi dija gjithçka për të dhe nuk mund të pretendoja që të linte të shoqen për mua. Kështu, më pas, edhe unë do të humbisja punën dhe unë nuk e doja një gjë të tillë. Mendova se, që prej asaj dite, do të më linte dhe nuk do të më kërkonte më, por nuk ndodhi ashtu, ai vazhdonte të ishte i magjepsur pas meje. Kaluan 6 muaj dhe mora vesh se gruaja e tij ishte shtatzënë. Ai do të shkonte për pushime me të jashtë shtetit dhe donte që të përshëndetej me mua para se të ikte. U takuam dhe atë ditë bëmë dashuri pa përdorur masa mbrojtëse. Kaluan dy muaj dhe unë kuptova se isha shtatzënë. Nuk mund ta besoja, mendova se kisha kancer dhe nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë. I thashë atij se isha shtatzënë dhe nuk mund ta besoj që ai më kërkoi të abortoj, duke më thënë se, po ta merrnin vesh të tjerët, do ta na përzinin nga puna; e shoqja do ta linte dhe nuk do ta lejonte ta shihte fëmijën që priste prej tij. Unë nuk doja të abortoja, sepse ishte realizuar ëndrra e jetës sime dhe nuk doja ta humbisja. Filloi të më kërcënonte duke më thënë se do të ma merrte fëmijën pasi ta lindja. Fillova të kisha shumë frikë, pasi po të abortoja, mendoja se s’do të mbetesha më shtatzënë dhe, nga ana tjetër, po ta lindja, ai do të ma merrte. U mendova mirë dhe isha e sigurtë se doja ta sillja në jetë këtë fëmijë, pasi po të bëja të kundërtën, do të ishte njëlloj sikur ta vrisja me duart e mia dhe Zoti do të më ndëshkonte me dënimin më të madh. Atij i dukej e lehtë ta bëja këtë gjë, por për mua ishte krejt e kundërta, sepse po ta bëja, do të më vriste gjithë jetën ndjenja e fajit. Ai nuk duronte dot të më shihte mua shtatzënë me fëmijën e tij, ndërkohë që me të shoqen shtirej sikur ishin të lumtur. Pavarësisht se ndihesha shumë keq, vendosa të hiqja dorë nga puna dhe të largohesha përgjithmonë prej tij. Isha shumë e lumtur që do të kisha një fëmijë, edhe pse ky fëmijë nuk do të kishte një baba; Ishte vetëm imi. Vendosa të dilja jashtë shtetit dhe shkova për të jetuar e vetme bashkë me fëmijën tim që së shpejti do të lindte. E gjithë shtatzania shkoi për mrekulli. Unë kisha punuar shumë gjatë nëntë mujave të shtatzanisë dhe kisha grumbulluar para mënjanë për fëmijën. Erdhi dita e shumëpritur për mua dhe linda vajzë. Nuk kam fjalë t’jua përshkruaj lumturinë që ndjeva në atë moment që e kisha në duart e mia. Kaluan disa kohë dhe vendosa të kthehesha përsëri në Shqipëri, bashkë me vajzën time. Morëm një shtëpi me qira dhe gjeta një punë në një agjenci turistike. Një ditë, kur po punoja, dëgjova një zë që më pyeti: “Cilët aviona udhëtojnë për në Bolonja?”. U drodha e tëra kur dëgjova atë zë; nuk e kisha harruar aspak. Ishte ai, babai i vajzës sime. Për momentin, nuk më njohu, pasi unë kisha ndryshuar shumë, por pasi më pa me vëmendje, më mori përkrahu dhe dolëm jashtë. Më pyeti për fëmijën, por unë iu përgjigja se fëmija ishte vetëm imi dhe se atij s’kishte pse t’i interesonte aspak se çfarë bëhej me të. Më kërcënoi sërish, por kësaj here ishte ai, babai i vajzës sime. Për momentin, nuk më njohu, pasi unë kisha ndryshuar shumë, por pasi më pa me vëmendje, më mori përkrahu dhe dolëm jashtë. Më pyeti për fëmijën, por unë iu përgjigja se fëmija ishte vetëm imi dhe se atij s’kishte pse t’i interesonte aspak se çfarë bëhej me të. Më kërcënoi sërish, por kësaj here nuk pata frikë, sepse isha bërë një grua e fortë dhe e gatshme për të mbrojtur me mish e me shpirt vajzën time, qoftë edhe nga i ati. Një ditë tjetër erdhi sërish në agjenci, por unë i thashë që të mos më kërkonte më. Ai filloi të më bënte komplimente duke më thënë se isha bërë shumë e bukur, por kësaj here nuk doja të bija më në grackën e tij, edhe pse ndjeja të kundërtën. Atë ditë ai u largua dhe nuk erdhi më për disa kohë. Mendova se tashmë nuk do të vinte më. Një ditë, pasi mbaroi mësimin, vajza më erdhi në agjenci. I thashë që të më priste ulur te njëra nga karriget derisa të bëhesha gati dhe shkova në banjë. Kur dola, sa nuk më ra pika, m’u bë gjaku ujë kur pashë vajzën duke folur me të atin. U afrova dhe e përshëndeta ftohtë sepse nuk doja t’i bija në sy vajzës. Ajo më pyeti:

– Kush është ky xhaxhi që po të kërkonte?

Unë iu përgjigja se ishte një klient, por ndërkohë, më ishte bërë gjaku ujë. Aty ai më tha:

Advertisement

– Ah, kjo qenka vajza jote?!

Nuk më pëlqeu pyetja që më bëri sepse m’u duk shumë ironike dhe fillova të ndjeja frikë. Të nesërmen ai erdhi sërish dhe më tha se vajza ishte shumë e bukur dhe se kishte sytë e tij. E kërcënova duke i thënë se nëse i afrohej edhe një herë, të gjithë do ta merrnin vesh që ishte vajza e tij. Nga fjalët dukej sikur nuk kishte frikë, por brenda tij e dija që ishte shumë i frikësuar. Më tha që ishte vajza e tij dhe kishte të drejtë ta takonte. I kujtova se ai nuk e donte këtë fëmijë, por më tha se atëhere nuk ekzistonte, ndërsa tani ishte këtu dhe donte ta njihte e të rrinte sa më shumë me të. Ai kishte të drejtë, por unë nuk i harroja dot fjalët që më thoshte para se të vinte në jetë vajza. Vendosa ta lejoja ta shihte, por i thashë se vajza kurrë nuk do ta merrte vesh të vërtetën; që ai ishte i ati. Në njëfarë mënyre duket sikur ramë dakord dhe ai vinte e shihte vajzën, por kur ajo më pyeste për të, unë i thoja që e kisha shok. Një ditë po bisedoja me vajzën dhe ajo më pyeti:

– Pse të gjitha shoqet e mia kanë baba, kurse unë jo?

Iu përgjigja se babi i saj nuk jetonte më, por nuk e desha veten kura ajo më pyeti sërish:

– Pse nuk është ai shoku yt babi im? Ai më pëlqen shumë…

Nuk dija çfarë t’i thoja, ndihesha e pafuqishme, mezi po e mbaja të qarën. I thashë se xhaxhi nuk mund të bëhej babai i saj sepse ai kishte familje dhe fëmijë. Vajza u mërzit pak, por pastaj e kuptoi. Ajo e donte çdo ditë e më shumë, mbase e lidhte gjaku, ndërsa unë çdo ditë ndihesha edhe më keq dhe nuk dija çfarë të bëja. E pyeta atë çfarë kishte ndërmend të bënte e më tha që të vazhdonim kështu, ta shihte vajzën fshehtas dhe të mos e merrte vesh askush se kishte një fëmijë tjetër. Nuk munda të duroja dot. Për momentin u hoqa sikur pranova, por më pas mora vendimin të takoja të shoqen dhe t’i thoja gjithë të vërtetën. Mendova se ajo do të mërzitej me mua dhe nuk do të më besonte, por përkundrazi, më ofroi mbështetje si ekonomiksht, ashtu edhe shpirtërisht. Ajo me tha se unë kisha qenë një nga shumë “viktimat” e burrit të saj. Më tha gjithashtu se tashmë ishte lodhur nga mashtrimet e zhgënjimet e të shoqit, kështu që kishte vendosur të divorcohej prej tij. Nuk e kishte bërë deri më sot, pasi kishte menduar për të birin, por ishte shumë e shkatërruar shpirtërisht dhe nuk mund të duronte më. Më erdhi keq për të sepse në njëfarë mënyre, edhe unë e kisha zhgënjyer, duke e ditur që ishte i martuar dhe nisa një lidhje me të…

Tani kanë kaluar disa kohë dhe ai endet i vetëm rrugëve, duke shkuar sa te njëra te tjetra për të parë fëmijët, por kjo nuk është jetë, prandaj njeriu duhet të jetë 100% i bindur dhe i përgjegjshëm për ato që bën, sepse në mes janë fëmijët dhe ata dalin më të lënduarit…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më shqetëson djali i burrit

Next Post

Si të rregullosh disa gabime në grim?

Advertisement