Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Adem Çetin: Sporti është jetë


Të gjithë duam dhe jemi të apasionuar që të kemi një trup të bukur dhe me forma, sidomos në sezonin e plazhit kur trupi është ai që bie më shumë në sy. Të merresh me palestër ka qenë, është dhe do mbetet një ndër sportet më të mira dhe të dobishme për të patur një trup të tonifikuar pse jo edhe për t’u përgatitur për të qenë një bodybillder i suksesshëm. Adem Çetin është një djalosh turk që jeton, studion dhe punon në Shqipëri. Ai është një nga këta të afeksionuarit pas saj madje aspiratat e tij shkojnë edhe më tutje duke shprehur synimet e tij për t’u bërë një ikonë e bodybillding-ut dhe këtë e tregon edhe në intervistën që kemi përgatitur me të.

Advertisement

-Adem, ti je turk me origjinë por jeton në Shqipëri apo jo?

– Po unë jam 24 vjeç, jam me origjinë turke por jetoj, studioj e punoj në Shqipëri. Shqipëria është mjaft mikëpritëse dhe unë jam gjendur si në shtëpinë time këtu. Aktualisht jam laborant dentar dhe në të ardhmen shpresoj të bëhem një dentist i mirë por edhe të kem një trup të bukur e të arrij ta mbaj sepse e kam pasion.Në Turqi kam qenë edhe pjesë e një filmi mjaft të suksesshëm.

– Kur i ke hedhur hapat e para në këtë sport, më saktë me stërvitje për të qenë një badibillder? Çfarë të tërheq tek ky sport?

– Të them të vërtetën, hapat e para drejt këtij sporti i kam hedhur thjesht si një tërheqje alkimike, psikologjike dhe fizike që kam pasur me dëshirën për sport dhe më saktë për të pasur një trup të formuar. Në rradhë të parë ky është sport që të bën të ndihesh mirë. Pastaj, nëse flasim më personalisht më pëlqen që trupi im të jetë sa më i shëndetshëm dhe i formuar. Do të dëshiroja të prekja pak edhe aktualitetin duke thënë që të merresh me këtë sport të mban larg nga veset e këqija që në veçanti rinia kudo në botë ka sot.

– Kam dëgjuar që muskujt mund të bëhen në dy mënyra, natyralisht por edhe me proteina? Cila është mënyra më e mirë dhe cila më pak?

– Të dyja janë rrugë nga të cilat mund të arrish një trup të bukur por për mendimin tim, stërvitja natyrale është më sfiduese dhe më e shëndetshme. Me proteina është si të fryhesh artificialisht dhe nuk mendoj se është e dobishme kjo gjë.

– Sa kohë stërvitesh në ditë?

– 1 orë e 30 minuta, zakonisht.

– E shikon veten më shumë si badybillder apo si një instruktor i mirë, në të ardhmen?

– Janë të dyja synime, që në të ardhmen dua t’i arrij. Nuk është se e kam të përcaktuar por që si njëra mundësi si tjetra, janë të kënaqshme për mua për aq kohë sa i kam hyrë kësaj rruge.

– Çfarë mendon se të bën të suksesshëm në këtë sport që kë zgjedhur ti?

– Nuk mendoj se origjina ka të bëjë më një trup të mirë, të bukur dhe të shëndetshëm, thjesht me vullnet dhe pasion mund të arrish gjithçka.

– A ke një idhull tëndin, si i cili ke dëshirë të bëhesh në të ardhmen?

 – Çagatay Ulusoyus është emri që unë e shikoj si shëmbull për të ecur përpara!

– Këshillat e kujt ke ndjekur për të arritur deri këtu?

– Përveç ushqimit që i kam kushtuar rëndësi të veçante, të tjerat janë thjesht disa këshilla bazë që i marr nga bazat e këtij sporti.

– A ke menduar të hysh në ndonjë federatë për badybillder apo dëshiron ti kesh gjërat vetjake ?

– Pse jo,edhe pse për momentin jam ende duke punuar në mënyrë individuale.

– Çfarë synon për të ardhmen, cilat janë projektet e tua afatgjata?

– Të bëhem një nga ikonat e këtij sporti, të arrij të bëj një trup shumë të mirë, do të ishte një arritje e suksseshme për mua.

– Në fund, si do ta mbyllim intervistën?

– Falendëroj të gjithë ata që lexuan intervistën time edhe ju rekomandoj të merreni sadopak  me sport edhe palestër. Është mënyra më e mirë për të qenë në formën e duhur, për të larguar stresin dhe për të gjetur qetësinë e trupit. Sporti është jetë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si zbulova se i fejuari im ishte homoseksual...

Next Post

Nuk ndihem fajtore për këtë tradhëti!

Advertisement