Nga
Mevi Babaj-Shyti
..Përbri saj, retë e bardha si fluska dëbore, vështron qytetin e bukur, me mijëra drita.
Hëna, ky planet i bukur që herë-herë më bënë të flas me të; duke vështruar qiellin, herë më bën të qajë, e herë të qeshë?!!!
Më jep frymëzim, duke kujtuar fëmijërinë dhe rininë time që, nuk ngjasojnë aspak me fëmijërinë dhe rininë e breznive të sotme.
Fëmijëria dhe rinia ime, më duket se ishin autoktone, origjinale, puro shqiptare, ku gjithçka; uji, buka, gjalpa, pemët, perimet etj ishin autoktone; poashtu; vlerat tona të larta kombëtare, si: gjuha, flamuri, edukata, morali, arti, kultura dhe shkenca etj.., më duket disi, frymonin në sasi dhe në cilësi; më shumë, shqip.
-Dhe, jo vetëm kaq; por edhe njerëzit atëbotë, më duket ishin më të dashur, më të sinqertë, më humanistë, më dorëlirë, më trima dhe trimëresha; me pak fjalë, ishin ndryshe.
E di, hëna sonte ndriçon si dikur. Por, mua më duket, po ndiçon jo në mënyrën e saj të zakontë. Është e mërrolur, jo shkëlqyese, sikur është e tjetrësuar; krahasuar me të kaluarën e saj, për më keq; mua më duket se, është e shqetësuar e trishtuar, për gjithë këto prapakthime të njerëzimit, që i ceka më lart, të cilat mjerisht kudo nëpër botë, janë zëvendësuar e shtuar tej mase, me turpe të neveritshme, me krime tejet trishtuese, që e gjora hënë po i shiqon, madje edhe po i dëgjon, nga poshtë-lart, “mrekullitë e botës” që po ndodhin në planetin tonë, të quajtur, tokë e det.
Në këtë thëllim mendimesh, kujtohem m e dëshprim në veçanti, për vendin tim, krahasuar me kohën e sotme; dikur kishte më pak mospajtime, mashtrime, gënjeshtra ndërvëllazërore dhe ndërmotrore, familjare, farefisnore dhe më gjerë: turpe dhe krime: vrasje, plagosje, hajni, (korrupsion), mito, drogës as që i dihej aroma e “ëmbël “, apo çfarë “përfitimi” kishte, pastaj, nuk kishte prostitucion në përmasa të gjëra, lojëra të fatit që, familjes dhe shoqërisë së sotme, po i sjellin fatkeqësi të rënda; dhunë dhe divorce bashkëshortore.
-Derisa, isha ashtu thellësisht e tretur në mendime, papritur thëllimin tim e ndërpreu një cingërimë e këndshme telefoni; nëna ime e dashur më grishi, ajo më ndihmoi të mos shkrihem në vaj; për hënën dhe diellin, për tokën dhe qiellin; për gjithçka që ato çaste më vinin vërdallë, panetet çka po shohin dhe po dëgjojnë për njerëzimin.
Kjo më bëri, që të këndellem se, megjithatë bota kishte dhe ka shumë mrekulli, bukuri dhe dashuri; dashuria më e madhe për mua, ishte dhe është përjetësisht, dashuria ndaj nënës. Ndaj, bashkë të marrim forca, për të dalë ngadhjimtarë, mbi gjithçka të keqe, që i kanë shkatuar dhe po i shkaktojnë botës, forcat e errësirës.