Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

T’ia them asaj çfarë njeriu është ai?


Përshëndetje Orjola! Në fakt ka gjashtë vite që një shoqja ime me prezantoi me  një djalë. Ishte shumë ngjitës më bënte gjithmonë ftesë për kafe, më telefononte në çdo kohë duke kërkuar edhe biseda  që nuk kishin sens. Unë vendosa të ndërroj numrin e telefonit por duke aplikuar në pozicion pune në një NGO  e rastis sërisht. Ishte po i njëjti person. Nisëm të flisnim në telefon, dilnim të dy. Ai tregohej shumë i kujdesshëm ndaj meje dhe duke qënë se ishte mjedis i ri pune, gjeta suportin e tij. Pas një lidhje të gjatë  ku vizitat e tij ishin te fshehura në zyrën time, në publik ne shfaqeshim bashkë prej dore. Ai kishte një problem që në  punë nuk donte të pranonte lidhjen tonë. Në momentin që lidhja jonë u konsolidua pasi familjarët tanë e morën vesh, sjellja e tij ndryshoi totalisht, ai u shndërrua në njeri që vetëm më dhunonte emocionalisht. Tani historia po përsëritet me një kolege të re… Si duhet të bëj megjithëse ajo e ka nuhatur se komunikimi im me të është shkëputur. Mendon se duhet t’ia them asaj??

Orjola Plaku, psikologe në Fshatin e Fëmijëve Sos, e-mail: plakuoriola@gmail.com: Përshëndetje e dashur! Uroj që te jeni mirë. Dua  t’ju falënderoj  që më jeni drejtuar nëpermjet postës elektronike. Jam këtu për t’ju mbështetur. E ndjej sa e vështirë është për të qëndruar në mjedise të tilla pune. Por, dua të them se e ndjej empatinë që kërkoni të tregoni ndaj gjinisë se njëjtë. Dua të kuptoni se këto situata janë pothuajse të njohura në mjedisin e punës në Shqipëri.

Advertisement

Të përgëzoj për qëndrimin që ke mbajtur deri tani. Të rekomandoj të fokusohesh të vetja dhe mos  të mendosh më për ish-shokun tënd. Ai nuk meriton të ketë një vajzë si ju. Prandaj  thyej ciklin e abuzimit emocional duke qëndruar larg  shpirtërisht dhe psikologjikisht nga këto individë. Përpiqu të ecësh përpara pasi  do të ngecësh peng emocionalisht. Këto janë kurthe psikologjike të cilat krijohen nga mëndjet jo të shëndosha, të lutem  qëndro indiferente.

Për cdo gjë më shkruaj sërisht. Mbetemi në kontakt!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Janë shqetësuese këto gjendra?

Next Post

A jam normale në marrëdhëniet seksuale?

Advertisement