Doktor jam 23 vjeçe dhe jam e martuar prej një viti. Këtë muaj, pra janari, tek gjoksi më janë formuar disa gjendra që janë paksa më të fryra dhe kam dhimbje të shumta. Gjithashtu, në pjesën e kraharorit, më kanë dalë damarë në ngjyrë jeshile të errët. Ju lutem, më jepni një sugjerim se çfarë mund të jetë ose nga çfarë vijnë këto simptoma. A duhet të shqetësohem apo thjesht janë gjëra të moshës. Faleminderit, pres përgjigjen tuaj.
Dr Ledio Bregu, Onkolog Radioterapeut,drejtor i Departamentit te Radioterapisënë spitalin “Hygeia”, tel 0696398889: Përshëndetje! Ndryshime në gji mund të ndodhin për shkak të ndryshimeve hormonale apo gjatë shtatëzanisë, por nëse prek formacione qeë nuk i ke pasur më parë, pra gjendrat qe thua, atëhere njeë ekografi e gjirit duhet me patjetër për të sqaruar natyrën e tyre. Mosha 23 vjeç është shumë moshë e re për të pasur probleme tumorale të gjirit, por nuk mund të përjashtohen asnjëherë, pasi gjithmonë e më shumë po shfaqen edhe në mosha të reja. Pra, do të sugjeroja një eko te gjirit dhe një vizitë me mastologun.Gjithë të mirat!