Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ujë dhe kripë, zgjidhja ndaj gripit..!

Të themi të drejtën, në vendin tonë ka patur një luhatje temperaturash të frikshme, që ka sjellë edhe gripin dhe të ftohurën vërdallë.

Por nëse ju vetë e ndjeni se po sëmureni, ka disa gjëra që mund të bëni për të shpëtuar:

1. Sapo të ndjeni simptomat e para filloni të pini ujë dhe lëngje natyralë. Të qëndroni të hidratuar, ka shumë rëndësi sepse redukton simptoma si dhimbja e fytit dhe hundët e bllokuara.

Advertisement

2. Për të reduktuar djegien e fytit, bëni gargarë me ujë me kripë. Kriap heq ujin e tepërt nga indet e fytit, zvoglëon inflamacionin, pastron mukusin dhe irritantët nga rrugët e frymëmarrjes.

3. Pastroni hundët me solucione kripe, sapo t’ju shfaqen simptomat e para. Dhe bëni një dush të ngrohtë. Lagështia ndihmon në çlirimin e hundëve.

4. Brenda dy orëve të para duhet të blini qetësues për dhimbjen e muskujve, si dhe medikamente si Zyrtec apo Benadryl të cilat ndihmojnë në raste kur ju kullojnë hundët ose i keni sytë e përlotur. Sinuset tuaja duhet të jenë të qarta, në mënyrë që të jeni sa më vigjilent.

5. Përdorni mjaltë të mirë dhe të vjetër. Shtoni një lugë gjelle në filxhanin tuaj të çajit dhe harrojini spray-t apo tabletat e zinkut.

6. Në 6 orët në vazhdim, lëreni punën nëse keni mundësi. Trupi juaj e lufton më mirë virusin kur është i çlodhur dhe duhet të pushojë.

7. Mos harroni lëngjet. Vazhdoni të pini ujë, lëngje frutash, çaj dhe suprat me mish pule dhe perime.

8. “Shkunduni”. Shtriquni dhe bëni ushtrime të lehta për të qetësuar muskujt dhe ngërçet.

9. Në fund të ditës, hani një darkë të bollshme. Një dietë e shëndetshme lufton imunitetin, kështu që zgjidhni një darkë të bollshme në proteina si, mish, peshk ose bishtaja. Bëni edhe një dush që të flini të çlodhur.

10. Nëse ditën tjetër zgjoheni më keq, me ethe, të vjella dhe dhimbje të forta koke, thërrisni mjekun. Mund të mos keni një rrufë të zakonshme, por një grip ose një infeksion dhe ndoshta keni nevojë për trajtim me antibiotikë dhe medikamente të tjera

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ndikon alkooli?

Next Post

Ky është qyteti ku jetojnë më shumë miliarderë në botë

Advertisement