Armando Broja po shkëlqen me fanellën e Southampton. Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar 9 gola në 27 ndeshje deri më tani. Kartoni i tij i përket Chelseat, i cili mund të vendos ta shesë.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, Chelsea e vlerëson të paktën 70 milion euro, një vlerë tregu më e lartë se ajo që ka Lukaku aktualisht, i cili vlerësohet rreth 45-50 milionë euro.

Për këtë arsye, londinezët mund të fitonin para me Brojën, për të cilin nuk ka rrezik humbje në vlerë monetare si në rastin e Lukakut.

Arsenali është një nga më të interesuarit për Armando Brojën, por tani ata e kanë të qartë që duhet të paguajnë 70 milionë euro.

Magjitë dhe golat e talentit shqiptar nuk kanë të sosur teksa në 27 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet e ishullit britanik, të paktën deri tani.

Mes Premier Ligës, Kupës së Mbretëreshës dhe Kupës së Anglisë, Armando Broja e ka shkundur rrjetën 9 herë, ku ka arritur të dhurojë dhe një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *