Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
E lumturova vetëm disa orë
I dashuri është me ngjyrë.Ta mbaj apo ndaj siç thotë familja?
Stresi më ka ndryshuar karakterin

I dashuri është me ngjyrë.Ta mbaj apo ndaj siç thotë familja?

– Kam një problem që po më shqetëson shumë kohët e fundit. Jam lidhur me një të huaj. Nuk e mendoja kurrë se do të lidhesha me të, por duke e njohur prej kohësh, duke parë virtytet e tij, më bëri për vete. Unë para se të njihja këtë kisha dalë nga një lidhje shumë e keqe, sepse pata një të fejuar të dhunshëm. Dhe kisha vite pa rënë në dashuri. Por problemi është se jo vetëm se është i huaj, por është me ngjyrë, pra është i zi. Është i formuar nga ana intelektuale, profesionale dhe vjen nga familje me tradita të forta. Ai do të martohemi, por familja ime më është kundërvënë keq, duke më thënë se po na turpëron me këtë zezak, pikërisht kështu e gjykojnë. Ai është francez, dhe pse është i zi, por është lindur e rritur atje. E dashuroj vërtetë, dhe nuk më intereson aspak që ka ngjyrë tjetër. Është bërë një rrëmujë e vërtetë në familjen time, më kërcënojnë duke më thënë se do të përjashtojme nga familja përgjithmonë dhe nuk do të vijmë as kur të martohesh as kur të bëhesh nënë. Kjo gjëndje po më sëmur, nuk dua ta humbas familjen, por as mashkullin që dua. Si do të vepronit ju në rastin tim? Ju lutem mos ofendoni.

– Unë them ta mbash, se është gjynah i shkreti. Aleksi

– Sa i zi është, katran fare është…? Alda

Advertisement

– Familja ka të drejtë, mbaj familjen, burra ka plot. Visi

– Merre, se dashuria nuk shikon ngjyrë apo gjëra të tjera, pro dashurinë e vërtetë. Mateo

– Lyeje me të bardhë dhe lëri atë pjesë që të tërhoqi pa lyer… Meli

– Lyeje me bojë të bardhë, e ke parasysh atë reklamën e bojës, ja ashtu bëje.ahahaha Arjani

– Në të gjithë Shqipërinë a s’kishte ndonjë mashkull tjetër? Familja ka të drejtë që se pranon lidhjen tënde. Po kur të lindin fëmijët, bëhet aty një i bardh, një i zi ku rraca degjenerohet. Tani zgjidh o familjen o Afrikën, s’mund t’i kesh kurrë të dyja. Sulo.

 – Bëji operacion plastik si Majkell Xhakson. X Fier.

Dashuria s’ka lidhje me ngjyrën apo rracën e njeriut. Sa njerëz të bardhë njohim dhe janë kriminela, biles dhe brenda familjes së tyre. Moj vajzë mos i shiko këto gjëra, sepse do të humbasësh personin që do më shumë. Një ditë familja do ta kuptojë dhe do të përkrahë. Aq më tepër që është i huaj, janë më të sjellshëm me femrat shqiptare, sepse ne i përkushtohemi familjes. Lina

Ndoshta familja do të përjashtojë tani, por sa do ju zgjasë inati një vit maksimumi, sepse prindi sidomos përsëri kthehet tek fëmija i vet sepse është gjaku i vet, dhe nuk mund ta braktisi. Ti në fund të fundit nuk po bën krim, se dashuron një të zi. Edhe ata njerëz të Zotit janë, ai i ka falë ai, kjo sdo të thotë të mos biesh në dashuri dhe me një të tillë. Thjeshtë ngjyra ndryshon, por shpirtin e kanë njësoj me të bardhët. Për të mos thënë që rraca e bardhë është më e degjeneruar. Merita

– Unë se kuptoj se çfarë ka të keqe se dashuron një të zi. Në tërë boten pranohen, vetëm në Shqipëri të gjykojnë apo gjëja e parë që thonë është kurvë. Po ato vipat ca janë…. nuk lënë vend pa bredhur. Bashkëshorti im është i huaj dhe jam shumë e lumtur me të, ca e do një shqiptar tërë pordhë që të rreh, unë kam 4 vjet me burrin tim. Kurrë smë ka ofenduar dhe pastaj thojnë që femrat shqiptare janë lolo  e të huajve, uf e kanë gabim. Ka shumë femra shqiptare që janë të lumtura me të huaj. Ska rëndësi i zi apo i bardhë, rëndësi është tja kalosh mirë. Bela

-Shumë keq që jeni ende kaq racistë. Mbaj dashurinë vajzë e dashur lëre çfarë thotë familja, një ditë do pajtohen me vendimin tënd. Edita

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E lumturova vetëm disa orë

Next Post

Stresi më ka ndryshuar karakterin

Advertisement