Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Djemtë kërkojnë vajza
Si të rindërtosh marrëdhënien pas një etape të vështirë?
Kredia që më shpëtoi djalin!

Si të rindërtosh marrëdhënien pas një etape të vështirë?


Jeni në çift dhe të dashuruar, megjithatë, ndjeni se diçkla ka ndryshuar. Ju nuk arrini të komunikoni, bëni dashuri më rrallë, ose edhe më keq, rrini duke u grindur gjithë kohën. Para se të bëni valixhet dhe të ikni, reflektoni: Si ta rindërtoni çiftin tuaj? Si t’i thoni tjetrit/ës që e doni ende? Çfarë kompromisi duhet të bëni? Për të rigjetur rrugën e njerëzve të lumtur dhe të dashuruar, ju japim disa këshilla për të të rrëzuar pengesat në lidhje.

Frederik Begbeder, një shkrimtar francez, ka thënë «dashuria është një katastrofë e mrekullueshme, të dish që do të përplasesh me një mur dhe prapë të shtypësh pedalin e gazit». Në pamje të parë ky citim mund të duket pesimit, megjithatë, asnjë histori dashurie nuk është një lumë i gjatë, i qetë. Të duash është të bësh lëshime dhe, mbi të gjitha, të vësh në pikëpyetje edhe veten. 

Asnjë çift nuk ka datë skadence, duhet «thjesht» të mësosh të kapërcesh pengesat dhe të thyesh rutinën. E rëndësishme është që të jesh i ndërgjegjshëm që nuk është fushë me lule dhe që pengesa të shumta mund të ndërhyjnë në jetën tuaj: Tradhëti, papunësi, vështirësi për të bërë fëmijë, ulje libidoje…

Advertisement

Pse një çift duhet të kapërcejë pengesat?

Kini parasysh, në epokën e prindërve tanë kishte pak divorce (kjo nuk ishte gjithmonë gjë e mirë). Kjo ndodhte se ata nuk ia mbathnin me të katra sapo hasnin pengesën e parë. Kjo është edhe arësyeja pse ata kanë të njëjtat mobilje, ndërsa ne i ndërrojmë kaq shpesh. 

Ju kërkoni gjëra të pamundura

Mbase jeni mësuar me familje të shpërbëra dhe të ripërbërë, sa ju duket që kjo gjë është normale. Edhe defekti më i vogël kthehet në burim konflikti dhe ju nuk rrini dot pa e menduar. Ai flet me zë shumë të lartë, nuk di të vishet, ai është më i ri (një vit) se ju…arësyet për t’u ndarë janë të shumta. Nga njëra anë nuk është i gjithë faji juaji. Jeni rritur me përrallat e Disneit dhe prisni prej vitesh princin e kaltër. Ju keni hequr dorë nga kali i bardhë dhe getat ngjitur pas trupit, por kërkoni që ai të jetë romantik, i kujdesshëm, inteligjent, zbavitës, i bukur, i shoqërueshëm. Jini realiste, askush nuk mund të grumbullojë kaq shumë cilësi, as ju vetë. Është e thjeshtë, duke qenë vazhdimisht në kërkim të perfeksionit, ju do të gjeni defektet. Po sikur ta pranonit tjetrin ashtu si është?

Nuk pranoni të kaluarën e tjetrit

Kur krijoni një çift, ju duhet të dini se nuk jeni e para për të. Ashtu si ju, edhe ai ka një të kaluar dashurore. Nuk keni asnjë alternativë tjetër, veçse ta pranoni këtë fakt. Thuajini vetes se, fakti që është me ju aktualisht, është sepse ju do dhe ju keni cilësi që ai nuk i ka gjetur tek një tjetër. 

Sprovat me të cilat përballet një çift

Këtu më poshtë keni një listë me sprovat me të cilat përballet një çift. Sigurisht, nuk është një listë e plotë, janë vetëm rastet që hasen më shpesh.

Tradhëtia

Ju keni vite në çift, por ja që njëri nga ju ka tradhëtuar tjetrin. Që nga kjo kohë ju dyshoni për të ardhmen e çiftit. Ai që është tradhëtuar ndjehet i zhgënjyer, i prerë në besë dhe i humbur. Pyetjet që ai i bën vetes janë të shumta: Çfarë kishte tjetri/a më shumë se unë? A më dëshiron ai/ajo akoma? «Fajtori» ju betohet se ishte një gabim, për të cilën i vjen keq dhe që ju do akoma. Megjithatë, ju e keni të vështirë t’i zini përsëri besë.

Vështirësi për të bërë fëmijë

Ju ëndërroni të bëni fëmijë, që do të marrë pak nga të dy dhe do të jetë simboli i pastër i dashurisë suaj. Për fat të keq, sado të përpiqeni, nuk arrini të bëni fëmijë. Ju nuk kuptoni, konsultoni shumë specialistë, bëni analiza. Ju keni përshtypjen së ëndrrat e familjes janë rrëzuar dhe ju s’mund të bëni asgjë,

Ulje libidoje

Ju jeni përpjekur ta joshni duke u përpjekur të vishni të brendshme seksi dhe duke i thënë fjalë me dy kuptime, por asgjë. Në këtë moment seksi është zero, ai shpik një justifikim të kotë dhe shuan dritën. Ju pyesni veten nëse jeni ende e dëshirueshme. Si pasojë, ju e merrni tjetrin inat dhe ndjeheni e zhgënjyer dhe e pakënaqur.

Papunësi

Për fat të keq, papunësia është një gjë gjithnjë e më e shpeshtë. Vështirësia për të gjetur punë mund të krijojë tensione në gji të çiftit. Ai që punon ka nganjëherë përshtypjen se tjetri nuk përpiqet aq sa duhet, që nuk kërkon aq sa duhet…Pak nga pak zemërohet dhe fillojnë grindjet.

Zgjidhjet e ndryshime për të rindërtuar çiftin

Filloni një terapi çifti

Nëse doni vërtet t’i jepni një shans lidhjes suaj, atëherë duhet të komunikoni me njëri-tjetrin. Terapia në çift do t’ju lejojë t’i vini një emër të keqes. Fakti që terapeuti luan një rol ndërmjetësi, lejon të mos zemërohesh dhe të mbyllësh dialogun. 

Thyeni rutinën

Kur jeni në çift, ju keni tendencë të neglizhoni tjetrin, ta konsideroni si në xhep. Por kjo nuk është e vërtetë, ju duhet ta gjallëroni lidhjen, duke u kujdesur të mbani gjallë flakën e fillimit. Nuk doni të keni përshtypjen se po ribini në dashuri në çdo takim të ri? Nëse ju e keni lënë veten pas dore, duke u veshur vetëm me tuta, shpejt rinovoni garderobën! Jo vetëm për të, por edhe për veten. Është thelbësore të ndjeheni e bukur dhe e dëshirueshme për të joshur dhe befasuar tjetrin. Nëse doni të shkoni më tej, mësoni të zotëroni artin e erotizmit. Një jetë seksuale dhe sensuale e kënaqshme është garanci për një çift të dashuruar. Sigurisht, nuk duhet të bëni vetëm ju përpjekje, edhe tjetri duhet të përpiqet për të rizgjuar pasionin e ditëve të para.

Jetoni veç

Disa çifte që rrinë shumë ngjitur me njëri-tjetrin, në fund ndjehen si të mbytur dhe fillojnë të urrehen. Pse ndodh kjo? Sepse ata kanë nevojë për njëri-tjetrin, nuk arrijnë dot të largohen dhe preferojnë të shkatërrohen pa dashje. Të tjerë, përkundrazi, kanë filluar të jetojnë bashkë shumë shpejt, pa njohur ende zakonet e tjetrit. Për fat të keq, jo të gjitha çiftet janë bërë për të jetuar së bashku. Kujdes, kjo nuk do të thotë se ata nuk e duan njëri-tjetrin, ose duhet të ndahen, por mbase jetesa veç e veç është zgjidhja më e përshtatshme. Përparësia e të jetuarit veç është që të dy të dashuruarit gjejnë pavarësinë e tyre. Për më tepër, mungesa krijon një lloj malli, kështu që takimet do të jenë më romantike dhe të nxehta. Ashtu si në një lidhje në distancë, ju do të vlerësoni çdo moment.

Bëni një pushim

Për shumë vetë të bëjnë një pauzë do të thotë të ndahen, por kjo nuk vlen për të gjithë. Një pauzë është një mënyrë e mirë për të bërë prapa dhe për të bërë një bilanc të çiftit. Qëllimi është të shihni se si do të ndjeheni pa tjetrin. Nëse ju do të ndjeheni më mirë, më të kënaqur dhe më të sigurt në vetvete, është e sigurtë se tjetri ju mbyt dhe ju pengon të jeni vetvetja. Pyeteni veten, a mund të rregullohet kjo duke diskutuar me tjetrin? Problemi vjen nga unë, apo nga ai? Nga ana tjetër, rreziku i pauzës është që tjetri të ndjehet më mirë dhe të vëndosë t’i japë fund lidhjes. Në rastin kur pauza juaj funksionon, kini kujdes të filloni nga zeroja dhe të rindërtoni një lidhje të re me partnerin/en. Më e rëndësishmja është që ju të ndjeheni i/e lumtur dhe i/e kënaaur dhe, nëse gjykoni që lidhja juaj meriton një shans të dytë, mos e kurseni veten! 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemtë kërkojnë vajza

Next Post

Kredia që më shpëtoi djalin!

Advertisement