Përshëndetje desha të bëja një pyetje
për avokatin. Jam 26 vjeçe dhe kam një fëmijë me ish-burrin. Tani jemi ndarë
dhe ai kërkon të më padisë në gjyq që të më marrë vajzën por vajza ime nuk nuk
ka në dokumenta as emrin e babait as mbiemrin, asgjë, ka vetëm të dhënat e mia.
A mundet ai të bëjë diçka dhe të më marrë vajzën? Ju pres me padurim për
përgjigjen.
Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:- Përshëndetje! Po jap një përgjigje për ju dhe ish bashkëjetuesin tuaj. Jo pa qëllim po e etiketoj këtë të fundit në këtë cilësi, pasi nga ajo që tregoni nuk del e qartë nëse është ish bashkëshorti juaj që ju e quani ish burri. Sërish nuk jam i qartë, nëse me ndarje konsideroni proçesin e zgjidhjes së martesës ligjore apo faktin e ndarjes mes teje dhe ish të dashurit tuaj me të cilin keni sjelle në jëtë fëmijën tuaj. Gjithsesi arsyetimi vlen për te dy. Nëse ju me shtetasin në fjalë keni qënë të martuar, pra ai ka qënë bashkëshorti juaj ligjor, në sytë e ligjit fëmija që ka lindur gjatë martesës prezumohet se ka për Atë bashkëshortin e nënës, pra shtetasin në fjalë. Fëmija që ka lindur brenda 300 ditëve nga zgjidhja e martesës ose nga shpallja e pavlefshmërisë së martesës prezumohet se ka për atë ish-bashkëshortin e nënës. Nuk jam i qartë nëse është ky rasti juaj. Nëse jo, atëherë informacioni që përcillni në mesazh nuk është plotësisht i qartë, pasi nëse fëmija ka ardhur në jetë pas një martese të rregullt s’ka arsye pse të jetë rregjistruar në rregjistrat e gjendjes civile, vetëm me gjeneralitetet që ju keni vlerësuar. Nëse fëmija juaj ka lindur si pasojë e një marrdhëdhenie që nuk është finalizuar në martese të rregullt atëherë në sytë e ligjit, Atë i fëmijës së lindur jashtë martese është personi madhor që e njeh fëmijën si të tij. Njohja e atësisë është e vlefshme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmijës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjendjes civile. Kur nëna e kundërshton këtë njohje ose nuk përgjigjet brenda një muaji nga marrja e lajmërimit, burri që ka njohur fëmijën si të tij, mund të ngrejë padi para gjykatës kompetente për të vërtetuar se ai është i ati i fëmijës. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti nga data e marrjes së lajmërimit nga nëpunësi i gjendjes civile, për mospranimin nga ana e nënës. Më kontaktoni personalisht për raste të ngjashme për t’ju ofruar ndihmën e duhur ligjore.