Burrat në moshën pjellore duhet të survejojnë ushqimin e tyre. Një ushqim me shumë yndyrë i bën keq spermatozoideve. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim amerikan, që është bërë me 99 burra nga viti 2006-2010. Sipas studiuesve, burrat që kanë në dietën e tyre një ushqim të pasur me yndyrna të ngopura pësojnë në ulje të cilësisë së spermës në masën 43% dhe të përqëndrimit të spermatozoideve në masën 38% në krahasim me ata që hanë në mënyrë të shëndetshme. Në kohën tonë, kur mbipesha është kthyer në një problem shoqëror dhe problemet me pjellorinë janë në shtim në disa vende të industrializuara, ky studim ka vlerat e tij. E dimë tashmë se një ushqim i pasur me yndyrna të ngopura (të këqija) sjell probleme në shtëdet (mbipeshë, diabet, sëmundje kardiovaskulare…)., ndryshe nga acidet yndyrore të pangopura (të mira) që mbrojnë trupin. Atëherë zotërinj, për shendetin e mirë të spermatozoideve tuaja, e dini ç’duhet të bëni: Të hani shëndetshëm! Evitoni mishin me dhjamë, lëkurën e pulës, sallamin, ëmbëlsirat dhe produktet me bazë vaji palme. Preferoni frutat dhe perimet, peshkun dhe frutat e detit që përmbajnë omega 3, si edhe evitoni të skuqurat.