Përshëndetje Dr Ersida ! Jam një zonjë 53 -vjeçe dhe kam një problem që më shqetëson shumë. Po ma venë shumë në dukje erën e keqe të gojës. Çfarë këshillë më jepni pasi ndihem shumë me komplekse për këtë gjë!
Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje zonjë! Me të drejtë era e pakëndshme e gojës kthehet në një shqetësim për personin që e mbart këtë problem por edhe për të tjerët që e rrethojnë. Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me termin Halitosis. Shkaktarët e erës së keqe të gojës janë të shumtë si ;1-mungesa e higjenës orale ,2-sëmundjet e mishrave të dhëmbëve ,3-gurëzat ,4-dhëmbët e prishur në gojë apo dhëmbët me infeksion të pamjekuar ,5-mbajtja e protezave të lëvishme, nëse nuk mban një higjenë të mirë.6-pirja e cigares,7-përdorimi i ushqimeve me aromë të fortë si qepa, hudhra etj 8-Tharja e gojës që ndryshe njihet me termin kserostemia ,9-infeksionet kërpudhore në gojë 10-një sërë sëmundjesh si diabeti, bronkiti, gastriti, inflamacionet kronike të sinuseve, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlcisë etj. Ju së pari duhet të paraqiteni në klinik për një konsultë tepër të detajuar për të vlerësuar fillimisht gjendjen aktuale të gojës. Duhet të mbani një higjene të mirë orale duke i larë dhëmbët pas çdo vakti ngrënieje me furçë dhe pastë, përdorni fillin dentar të paktën 1 herë në ditë, ndërroni furçën çdo 2-3 muaj, përdorni shpëlarës për gojën. Nëse mbani proteza lajini mirë ato pas çdo konsumi ushqimor. Pastroni gurëzat çdo 6 muaj. Duhen mjekuar mishrat e dhëmbëve nëse keni probleme me mishrat e dhëmbëve . Eleminoni ushqimet me aroma të forta si qepë dhe hurdhër. Pini sa me shumë ujë për t’a mbajtur gojën të njomë. Nëse nga vizita konstatojmë që dhëmbët e t’u janë të shëndetshëm dhe gjendja e mishrave po ashtu është e shëndetshme ju duhet t’i drejtoheni mjekut të përgjithshëm për të parë nëse vuani nga ndonjë sëmundje të lartë përmendur që bëjnë pjesë në shkakun e aromës së pakëndshme të gojës.