Shpatin e duan të gjithë, femrat e shohin si mashkullin më simpatik në shoëbizin shqiptar dhe këngët e tij këndohen e dëgjohen kudo. Shpati, ka sjellë një këngë të re, sigurisht me motive dashurie dhe na shpjegon se edhe ai vetë është në prag të dashurisë. Urojmë që 2019-a ta gjejë Shpatin çift dhe të bëjë më shumë se 4 fëmijë, ashtu si edhe dëshiron ai vetë!
Fabjola Kuburi:- Shpat pas “Aroma e saj” sjell “Ndjenja e saj” është i dashuruar Shpati dhe nuk po na e tregon?
Shpat Kasapi:- Nuk jam dashuruar akoma , jam në prag të dashurisë!(Buzëqesh)
– Si erdhi “Ndjenja e saj”, ku e realizua?
– Kjo këngë është komponim i Ergys Shahut dhe produksion i Slsked Rënjës dhe si ide është e Ergysit!
– Nuk mendon që ka ardhur koha t’ia bësh dhe ti “bam” dhe të vijmë në dasmë, apo nuk do na ftosh? Sepse dikush që e suportuam për vite me rradhe nuk na ftoi :p
-Unë patjetër që do ju ftoj kur ti vijë momenti.
– Shpat, je shumë i realizuar në karrierë por me çfarë do t’ia vlente ta shkëmbeje karrierën e ndërtuar deri më tani?
– S’e di nuk besoj me ndonjë gjë sepse karriera bëhet nga një punë që e dua dhe e kam pasion.
-Cili ka qenë momenti më i bukur dhe cili, ai më i vështiri në karrierën tënde?
– Më i bukuri ka qenë momenti kur kam filluar të kuptoj që më duan fansat normalisht dhe më i vështiri kur kupton që gjithçka duhet ta investosh vetë.
– Ti vetë, ke patur apo vazhdon të kesh këngëtarë idhuj në jetën tënde, prej të cilëve je përpjekur të “huazosh” detaje që të kanë shërbyer në krijimin e profilit tënd?
– Në fillim po nga Ricky Martin frymëzohesha shumë, por më vonë fillova të përpiqem të jem më shumë vetvetja.
– Për çfarë mendon se i duam fëmijët në jetë?
– Fëmijët mendoj që janë plotësimi më i bukur i jetës tonë.
– Kur e sheh veten në rolin e prindit, sa fëmijë dëshiron të kesh?
– Dua të kem shumë fëmijë 4 ndoshta.
– Thashethemi më i çuditshëm që ke dëgjuar për veten…
-Shpat Kasapi ka bërë veshët operacion … kot fare.
– Si i ke raportet me kolegët? Mund të veçosh prej tyre ndonjërin me të cilin kalon më shumë kohë apo të shkon më shumë biseda?
– Jo unë kohën e kaloj më shumë me shokët e mi të fëmijëris ndërsa me kolegët shkojë shumë mirë profesionalisht.
– Sakrifica më e madhe që ke bërë për muzikën?
– Investimet.
– Si nis një ditë për Shpatin?
– Normale zgjohem herët pi kafe shëtis, bëj pak ecje sepse kam qejf natyrën, ha dark, lexoj disa portale shoh ndonjë film, bëj not dhe më pas fle. Ja kaq…! (Buzëqesh)
– Je për ndryshime të mëdha në jetë?
– Me jetën nuk eksperimentoj, jam për ndryshime të mira kuptohet.
– Çfarë cilësish duhet thënë se të karakterizojnë më së shumti?
– Thjeshtësia që kam, komunikimi, afrimiteti që kam me njerëzit!
– Çfarë nuk do të falte Shpati dhe ku toleron shpesh?
– Tradhtinë, nuk e toleroj, nuk e duroj dhe nuk e fal!
– Dhurata më e bukur që ke marrë apo dhënë së fundi?
– Parfume pa fund dhe unë kam dhuruar një varëse zinxhir!
– Si ishte për ty 2018?Çfarë pret nga Viti 2019?
– Si çdo vit tjetër nuk kishte ndonjë ndryshim pak më i afirmuar e fushën e biznesit, ndoshta!
– Kush do e marrë dhuratën e parë për vitin e ri nga Shpati?
– Nëna ime.
– Po ti vetë nga kush e pret?
– Nuk e di.
– Çfarë ka ndryshuar te ti apo në jetën tënde këto 3 muajt e fundit pas daljes së “Ndenja e saj”??
– Asgjë speciale, shumë urime të reja në instagram.
– Beson në atë çfarë përcjellin ëndrrat?
– Jo, fare!
-Nata e ndërrimit të viteve ku do të gjejë? Çfarë do kërkosh prej saj?
-Në Gjermani do të performoj. Nga 2019-a kërkoj që të sjellë më shumë harmoni, ekonomi më të mirë në vend dhe dashuri mes njerëzve!
-Urimi yt për të gjithë ndjekësit e tu kudo që ndodhen!
– Ju uroj një vit të mbarë plot fat dhe dashuri!