Po vijnë festat dhe nëse ka një tipar të
cilin femrat duhet ta kenë të bukur dhe të formësuar mirë është vetulla. Vizatimi
i vetullave me metoden japoneze ose
ndryshe “microblading” është aplikim semipermanent i pigmentit përmes tehut që
imiton pamjen naturale të qimeve të gjatësive të ndryshme dhe trashësive të
ndryshme. Evjola Daka, një profesioniste me eksperiencë në këtë fushë,
njëkohësisht edhe administrator e “Fenix Studio” shpjegon: “Për shkak të metodës
specifike me të cilën punohet, vetulla merr një pamje tejet natyrale sepse nuk
mbushet e tërë forma e vetullës, por me teknik të veçantë të nxjerrjes së qimeve
të holla dhe të lakuara në drejtimin natyral të rritjes. Është e preferueshme
për persona të cilët përmes heqjes gabim të vetullave kanë shkatërruar pamjen e
tyre natyrale, shpeshtësinë dhe madhësinë, si dhe për ata tek të cilët për
shkak të sëmundjes apo ndonjë tjetër arsye kanë humbur vetullat. Parimi kryesor
i kësaj metode të vizatimit të vetullave është se tek varianta e përhershme nuk
shkaktohet efekti i grimit, por vetëm të largohen mangësit dhe të përmirësohet
pamja natyrale. Qimet vizatohen përgjatë qimeve natyrale me ngjyrë e cila nuk
dallon nga ato prezente, kështu që efekti është vërtet natyral”. Pë rmë shumë
ne kemi realizuar këtë intervistë me Evjolën e cila shpjegon me detaje aplikim
e kësaj metode tashmë të afirmuar dhe kaq të suksesshme!
-Evjola përshëndetje, nga hera e fundit që kemi qenë në faqet e gazetës çfarë ka ndryshuar në punën tënde?
-Përshëndetje, mendoj se gjithçka ka ardhur drejt perfeksionimit dhe kjo është parë edhe nga fluksi i madh i klienteve që vijnë çdo ditë në “Fenix Studio”.
– Po vijnë festat dhe sigurisht që femrat duan të jenë të bukura estetikisht. Një nga tiparet që tërheq vëmendjen është vetulla apo jo. Sa zgjat aplikimi i metodës së fijeve tek vetullat?
– Është e vërtetë që vetulla është një nga tiparet që bien më shumë në sy dhe që do kujdesin e saj për të qenë sa më e bukur dhe perfekte. Trajtimi i vizatimit të vetullave zgjat nga një deri një orë e gjysmë, vetëm aplikimi i ngjyrës zgjat 15 minuta ndërsa pjesa tjetër e kohës është për të përcaktuar formën dhe simetrinë.
– Sa zgjasin vetullat e realizuara me metodën microblading ose ndryshe me fije?
– Duke marrë parasysh që kjo metodë është grim semipermanent, kohëzgjatja e ngjyrës dhe formës varët totalisht nga lloji i lëkurës tuaj dhe kujdesi juaj. Për këtë arsye këshillohet që një herë në 3 vjet të freskohet ngjyra. Përmes kujdesit ju zgjasni jetëgjatësinë aq sa dëshironi.
-Cilat janë proçedurat pas realizimit të vetullës, pra pas aplikimit të metodës?
– Në varësi të llojit të lëkurës bëhet edhe thellësia e prerjes. Gjatë kohës së kujdesit pas trajtimit të vetullave nuk preferohet aplikimi i ujit, solarit, vendosje e pudrës apo grimit mbi vetulla. Kujdesi pas trajtimit përfshin kremin pas trajtimit, të cilin klientet e marrin nga unë. Pas trajtimit nuk ka enjtje, nëse shfaqet skuqje e lehtë ajo tërhiqet pas disa minutash. Pas saj është edhe proçesi i tharrjes së lëkurës së vetullës ku është punuar dhe rënies së saj.
– Korrektimi bëhet sa herë që është e nevojshme?
– Korektimi i parë, pra seanca e dytë, bëhet pas dy deri në tri javë pas realizimit të seancës së parë, nëse vërtet është i nevojshëm. Tek lëkurat problematike ngjyra do të zgjasë më pakse sa tek lëkura normale dhe freskimi i ngjyrës do të jetë i nevojshëm më shpesh.
– Cila është periudha më e përshtatshme e vitit për formësimin e duhur të vetullës?
– Nuk ekziston ndonjë periudhë e caktuar e vitit kur duhet apo nuk duhet bërë ky realizim, por ekzistojnë ditët kur kurrsesi nuk duhet aplikuar metoda: kur nuk jemi në humor, kur jemi të nervikosur, nuk keni mjaft kohë apo jeni nën tension. Mirë do ishte të mos bëhet trajtimi gjatë ciklit menstrual.
– Vetulla ekzistuese mbetet pas trajtimit?
-Absolutisht po, sepse me këtë metodë vetulla juaj as nuk hiqet as nuk pritet, thjesht hiqen ato fije që janë jashtë formës së dëshiruar, ndërsa pjesa tjetër mbetet dhe vizatimi bëhet në mes tyre.
– A ka një higjenë të caktuar që duhet mbajtur gjatë realizimit të proçesit?
– Higjiena është në nivelin më të lartë! Çdo gjë që përdoret gjatë punës përdoret vetëm një herë! Nuk ekziston mundësia e shfaqjes së alergjisë në pigmente.
– Cili është rezultati pas trajtimit?
– Menjëherë pas trajtimit vetullat do të jenë të dendura dhe më të mbyllura nga ajo që kishim para se të trajtonim vetullën me këtë metodë. Mund të prisni 20-30% hapje të ngjyrës, dhe deri 10% zvogëlim të dendësisë dhe trashësisë pas kujdesit post-trajtimit. Pas 3-4 javëve përmes korigjimit mund të përmirësohen parregullësitë e vogla, t’i shtohet ngjyra dhe dendësia, gjithmonë nëse është e nevojshme.
– Cila është këshilla jote më e madhe për femrat që duan të formësojnë vetullën dhe duhet të kenë kujdes?
– Mos lejoni t’ju vizatojnë vetulla përmes formave të gatshme, ajo nuk ndodh tek kjo metodë, dhe vetëm një joprofesionist do të ofroj atë! Drejtohuni gjithmonë tek njerëz të specializuar që dijnë të bëjnë këtë metodë sipas standardeve!
-“Fenix Studio” është ende në të njëjtën adresë?
– “Fenix Studio” gjendet në Durrës, Lagjja nr 6, përballë “Ani Gym” kati i dytë. Ju mirëpresim!
Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!