Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sekretet e Marjona Metohut

Një intervistë me sekrete që zbulon shumë sekrete të personazheve tanë? Ja, e tillë është edhe intervista që kemi realizuar me këngëtaren e talentuar Marjona Metohu. Ajo na i ka treguar të gjitha sekretet dhe për t’i zbuluar edhe ju do t’ju duhet të lexoni intervistën…!

Fabjola Kuburi:-Marjona këtë herë do flasim për sekretet e tua, je dakord?

Marjona Metohu:- Për të gjitha të gjitha?! Hajde, të shohim njëherë…(Qesh)

Advertisement

–  Dua ta nis nga bukuria,  cili është sekreti i bukurisë tënde?

– Hahaha dhe unë si përherë do të jap përgjigjet e mia më të sinqerta. Mendoj se sekreti i bukurisë jo vetëm i times, por i çdo femre është buzëqeshja. Çdo femër kur buzëqesh është e bukur.

– Sekreti i lumturisë?

– Sekreti lumturisë janë të gjitha ato gjerat e bukura dhe me vlerë që më rrethojnë në jetën time.

-Sekreti i suksesit?

– Jam njeri  shumë pozitiv dhe pse jo besimi që kam për talentin tim.

-Cili është sekreti i muzikës që bën?

– Që bëj atë muzikë që dua më shumë.

-Sekreti për të bërë karrierë?

– Të punosh shumë për ato që do të arrish dhe mos të heqësh dorë kurrë nga dëshirat dhe ëndrrat.

-Sekreti yt në dashuri?

– Dashuria është e vetmja gjë që s’ka sekret. Po tani me aq sa më kanë thënë, (qesh) unë jam shumë e dashur, shumë e ëmbël, e sinqertë dhe mendoj që janë një sekret ‘i vockël’ dhe këto apo jo?

-Sekreti për të shijuar ushqimin?

– Shumë e vështirë të më shijojë mua ushqimi, të shumtën e rasteve e shijoj sepse dua shumë ti shtoj disa kile.

-Sekreti për t`u ndier rehat?

– Thjeshte duaje veten tënde në çdo centimetër dhe ke për t’u ndier rehat në çdo gjë.

– Sekreti për t`u argëtuar?

– Largoji të gjitha mendimet negative dhe shijoji ato momente.

-Sekreti i fëmijërisë?

– Kam qenë shumë mistrece.(Qesh)

-Sekreti i “të qenit gjithnjë e sinqertë”?

– Ji vetvetja.

-Sekreti për të pasur shumë miq? 

– Marjona e mirë me shokë shumë.(Qesh)

-Sekreti yt për ta kaluar kollaj dhimbjen?

– Mendoj për gjërat e bukura që me presin në jetën time…

-Sekreti për të larguar mërzinë?

– Këndoj ndonjë këngë direkt sapo jam e mërzitur dhe e heq mendjen, harrohet mërzitja

 -Sekreti për të përballuar braktisjen?

– “Mos u mbyll kurrë në shtëpi! “E mbush ditën time me sa më shumë gjëra të mundem, saqë mos të më bie në mend jo ajo braktisja, po as personi në fjalë. (Qesh)

-Sekreti për të joshur djemtë?

-Qenka vërtetë  intervistë sekretesh kjo.(Qesh Flirtimi dhe detajet e tjera të vogla si sjelljet, gjestet, toni i zërit!

 

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anxhela Peristeri: Ëndrra ime më e madhe…!

Next Post

Franc Bregu: Në skenë me Roza Anagnostin

Advertisement