Tashmë mjeti më i mirë dhe më efikas për të shpalosur talentin në shumë fusha, por sidoemos në atë të aktrimit, këngës apo vallëzimit është televizioni. Alb UK Shqip prej disa kohësh po e bënë këtë me sukses në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm me programet e tij me nivel dhe shumë të ndjekura nga publiku, por edhe si sponsor i vetēm në edicionin e parë të Talent Show për fëmijë këtu në Londër. Ky shou i cili do të hapë siparin e finales të shtunën që vjen në adresën 24 Haverstock Hill. Chalk Farm. London NW3 2BQ i jep një vlerë më shumë ruajtjes së gjuhës mëmë pasi kemi të bëjmë me një performancë në gjuhën shqipe. Promovimi i këtij shou shërben në mënyrë pozitive për faktin se është një skenë e bukur ku fēmijët tanë, të lindur në Mbretërinë e Bashkuar, do të gjejnë një shteg ku ndoshta edhe do t’i çojë atje ku talenti i tyre e ka përparësinë. Një shans për të treguar apo për të kënaqur veten. Të dalësh nga skena e shtëpisë për t’u paraqitur në atë publiken nuk është e thjeshtë edhe se fëmija ka spontanitetin të pafajshëm. Ndaj i urojmë suksese dhe fillim të mbarë këtij eventi në Londër ,stafit nismëtarë ideues të eventit me zonjave Juliana Shalla, Edita Krasniqi dhe Mersina Veneti duke mbydh me një shprehje motivuese: Idea e re dhe talenti ka gjithmonë nevojë për mbështetje mos ia kurseni asnjëherë atë.
Anila Kadija gazetare nga Londra .