Mariana Shkreta dhe Artea Bebri janë dy bukuroshet e reja në pozicionin e velinave brune dhe bjonde të “Fiks Fare” përkrah moderatorëve të mirënjohur Devis Muka dhe Dorian Ramaliu. Në po ju njohim e vajzat që jo rastësisht janë aty, por kanë një të bagazh profesional në fushën e kërcimit po aq edhe në atë të modës. Njihuni me Mariana Shkretën dhe Artea Bebrin..!
Fabjola Kuburi:- Kush është velina brune e “Fiks Fare?” Prezantimi)
Mariana: Përshëndetje, emri m është Mariana Shkreta, jam balerinë profesioniste, prej dy vjetësh jam pjesë e trupës së Top Chanel dhe së fundmi jam pjesë e “Fiks Fare” si velina brune.
– Po velina bjonde?
Artea: Më quajnë Artea Bebri, jam 19 vjeçe nga qyteti i Tiranës. Që nga ky vit jam pjesë e Top Channel si velinë në emisionin “Fiks Fare” dhe studente e Juridikut në Universitetin Mesdhetar. Jam balerinë profesioniste dhe modele!
-Çfarë të emocionoi më shumë kur mësove se ishe përzgjedhur si velinë?
Mariana: Pranimi në fiks fare për mua është një eksperinecë e re në televizion dhe e prita shumë mirë.
Artea: Fakti që gjithsesi do isha pjesë e një prej televizoneve më të mëdha në vend.
-Kur je pranë Dorit dhe Devit, rrezikon të vdesësh nga të qeshurat?
Mariana:- Me batutat e tyre eshte e pamundur te mos vdesesh se qeshuri janë vërtetë djem të përgatitur në punën që bëjnë.
Artea: Ky rrezik na përndjek çdo sekonde. Ne fakt shpeshhere me shume me dhembin muskujt e barkut sesa kembet.
-Këshilla që ke marrë prej tyre kur u bëre pjesë e programit…
Mariana: keshilla e tyre ka qen te jemi sa me te buzqeshura dhe sa me aktive ne gjestikulacion ndaj temave dhe batutave
Artea: Që të jem sa më e qeshur në emision dhe sidomos t’i kuptoj batutat, si bjonde që jam(Qesh)
-Mi përshkruaj të dy, sipas mënyrës tënde, Devin dhe Dorin…!
Mariana: Devi dhe Dori ngjan shumë të dy kanë sens humori. Devi është më i qetë kurse Dori është ai që i dëgjohet zëri që jashtë studios (qesh) janë vërtet shumë të këndshëm.
Artea: Në fakt janë si binjakët siamezë nuk dallohen dot. Devi është më i gjatë. (Duhet të mbaj pozicionin e bjondes, të lutem shumë.(Qesh)
Aktualisht, cilat janë interesat e tua?
Mariana: Interesat e mia janë që kjo eksperiencë të përfundojë me sukses dhe pse jo të me hapë dyer për të arritur më shumë në botën e televizionit.
Artea: Televizioni në rradhë të parë, tani që jam pjesë e tij por edhe fakulteti i Drejtësisë që mendoj do jetë edhe e ardhmja ime.
-Çfarë rendit në listën e gjërave që të bëjnë të ndihesh mirë?
Mariana:Është vlerësimi, është ajo për ç’ka ne japim dhe bëjmë gjithçka në punë, që të ndihemi të vlerësuar nga publiku dhe po ashtu tek njerëzit që na rrethojnë.
Artea: Pozitiviteti, shoqëria e mirë, sportiviteti!
-Tani që je velinë, për çfarë i kryqëzon gishtat?
Mariana: Që te jemi sa më të pëlqyer për publikun dhe ta mbyllim me sukses këtë eksperiencë
Artea: Për momentin edhe pse kam eksperiencë në kërcim, kryqëzoj gishtat mos bëj ndonjë gabim gjatë emisionit.
-I shikon simotrat e tua në emisionin paralel?
Mariana: Vajzat i njoh por jo nuk i ndjek!
Artea: Po i shoh. Është një shkëmbim eksperiencash përtej faktit që edhe ato kanë filluar hapat e parë me fotografin më të cilin kam filluar dhe unë, Sonny K. Elson!
-Mendimet që të kalojnë në kokë, ndërsa je duke kërcyer…
Mariana: Që te jemi sinkron, por më së shumti e shijoj kërcimin dhe fokusohem që të dal sa më mirë.
Artea: Ishalla jemi në sinkron.
-Çfarë konsideron respekt ndaj spektatorit?
Mariana: E gjithë puna dhe lodhja jonë i përket publikut, i dedikohet atyre dhe ne mundohemi të përcjellim më të mirën nga ekrani. Kjo është kryesorja për ne!
Artea: Mendoj se veshja duhet të jetë në lartësinë e asaj që në bëjmë.
–Cilësitë e të metat që i njeh vetes…
Mariana: Çiltërsinë, jam shumë korrekte, e qetë. Mendosj se meta më e madhe që kam është se toleroj më shuëm se ç’duhet dhe acarohem shumë shpejt.
Artea: Thjeshtesia, pozitiviteti, përgjegjësia. Të metat? Ndoshta ndonjëherë marr zjarr shpejt(Qesh)
-Vitrinat, të rrëmbejnë më shumë për çfarë reklamojnë apo për reflektimin tënd?
Mariana: Për atë çfare reklamojnë, sigurisht!
Artea: Më shumë për atë që reklamojnë.
-Këshilla që të përsërit mamaja..
Mariana: Kij vetbesim dhe të japësh më të mirën nga vetja gjithmonë.
Artea: Studio, mos rri pa ngrënë, vishu, mos rri deri vonë.
-Ç’më thua për gjinkallën, e cila në përrallën me milingonën, nuk këndon më tani, por tre muaj të verës bën shkuma party dhe check-in-e në Dhërmi?
Mariana: Në këtë rast unë jam milingona, gjinkalla ka plot(Qesh)
Artea: Kohët ndryshojnë ndryshojnë dhe gjinkallat. Respekt për tre muajt si ia del gjinkalla unë vazhdoj të jem akoma milingonë.(Qesh)
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 1 euro ne muaj!