Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mes dy botësh. Nga Agron BERDAJ

Largohesh nga Shqipëria duke lënë pas ulërimat politike të opozitës ,kurthet dhe hipokrizinë si armën e fundit të saj në luftën opozitare ,lë pas një Babole që i shton serisë së krimeve të bëra prej tij edhe një krim tjetër ,atë të shpifjës në bashkpunim me opozitën për të krijuar kaos në Shqipëri me qëllim të pengojë integrimin e saj në BE .Largohesh nga zhurma dhe kurioziteti i njerëzve lidhur me përfundimin e analizave labëratorike të kasetës së përgjimit të kryera në Itali ,apo siԷ thuhet edhe nga FBI-ja .Jo se nuk kanë rëndësi përfundimet shkencore të videokasetës së manipuluar nga opozita duke gjetur një kalë të ngordhur si Babole për ta kthyer në flamur beteje ,por se ne vazhdojmë të konsumojmë më tepër politikë se ç’duhet ,harxhojmë më shumë  kohë si militantë partish, sesa  punë për të përballuar jetën plot probleme dhe vështirësi . Më tepër se problem kafenesh, këto janë çështje thelbësore të drejtësisë e cila duhet t’u nxjerri ujë të zi mashtrusëve dhe vagabondëve politikë që i inskenuan çështje të tilla .

Një botë dhe mentalitet tjetër gjen te emigrantët shqiptarë kudo ku ata ndodhen .Një atmosferë disi larg politikës dhe më afër halleve dhe problemeve të punës ,mbijetesës së tyre ,perspektivave të zhvillimit dhe të integrimit në shtetet ku ndodhen .Ata janë në opozitë me kohën ,me krizat ekonomike atje ku ndodhen ,me konkurencën dhe tregun e punës me sfidat e sëardhmes .Dikur emigrant dhe sot shtetas italian, Beqir Isufi nga Vlora, më tepër se me politikën e shtetit Italian apo shqiptar merret me aktivitetin e tij ekonomik tepër te suksesshëm në Milano ,si të  respektojë dhe të aplikojë metoda të reja në sektorin e turizmit ,menaxhimin e disa operacioneve zinxhir në këtë sektor ,si të ndërthuri metodat e reja me ato tradicionale ,të kuzhinës vendase me atë shqiptare ,të argëtimit dhe të shlodhjes me ato të njohjes së kulturës dhe historisë të të dy vendeve .Dhe këto kërkojnë punë, thotë Beqiri dhe jo të merresh me llogje politike ,me thashetheme dhe intriga .Mua, shton ai, nuk më dalin të punoj as tetëmbëdhjetë orë në ditë dhe jo të merem me thashetheme politike.

Kriza në Greqi, të thotë Marjana  Plepi  nga Berati na vendosi përpara alternativës: ose të braktisnim emigracionin ose të gjenim një zgjidhie të qëndrueshme dhe të mundëshme për t’u përballuar .Ne familje, shton ajo, ishim pesë veta ,të gjithë të aftë për punë ,pa ndonjë zanat dhe kualifikim të vecantë , të dy djemtë ishin arsimuar në Greqi .Me shumë sakrifica dhe rrisk edhe ata zgjodhën rrugën e turizmit ku sot, me aktivitetin e tyre ndihen të kënaqur dhe të sigurt edhe për të ardhmen .Politika nuk është për ne, shton Teuta  ,ajo  në mënyrën më të turpëshme është kthyer në biznes për vetë politikanët  dhe partive që ata u përkasin .

Advertisement

Natyrishtë jo të gjithë emigrantët i kanë patur mundësitë të ndërtonin resorte ,hotele dhe guzhina në shërbim të turizmit ,por të gjithë, në veçanti ata që punojnë dhe jetojnë në ishujt e Greqisë ,në forma të ndryshme e kanë gjetur veten në këtë sektor .

Në një nga zonat e largëta të ishullit të Zaqithos ,në Alikes makina që po udhëtonim për shkak se rruga ishte e ngushtë ndaloi për t’ja lënë vendin një pajtoni që po shpine një nuse nga shtëpia e saj në kishë, ku do të vendosej kurora .Pajtoni ishte stolisur më së miri ,me lule dhe zbukurime nga dora e njerëzve të specializuar ,kuajt ishin rregulluar si për festë ,kështu edhe i zoti i pajtonit .Me një veshje karakteristike si për ngjarje të tilla ,plot humor që i jepte një shkëlqim aktivitetit  ,me anglishten dhe greqishten e rrjedhëshme ai  u bë si violinë e parë e dasmës . Kush ishte ai ? Quhet Sherif Shehu nga Mallakastra , një njëri i ndershëm dhe puntor .Kishte 23 vjet në emigracion ,në të njëjtin vend ,atje kishte krijuar familjen , kishte rritur dhe shkolluar fëmijët  që sot i kishte në krah si shokë ,por edhe si burim të ardhurash familjare .Edhe ai gjeti një rrugë të thjeshtë port ë leverdisëshme në përballjen e krizës .Ai duke parë se në atë zonë kishte nevoja transporti në veçanti në sezonin  e turizmit ,vendosi të blente një pajton dhe dy kuaj .Shkoi edhe në kurs për të marë dëshminë dhe lejen e aktivitetit ,beri edhe kursin e anglishtes dhe te greqishtes dhe pasi u kompletua me gjithçka ,nisi punën me të cilën është mjaft i kënaqur.

Shkon në Athinë dhe të flasin për fermën me lopë dhe shpendë të Luan Hajdarit nga Lushnja ,në Larisa për rritjen dhe kultivimin e kërminjëve nga Edmond Telo ,në fushat e Agrinjos për rritjen dhe tregëtinë  e bretkocave nga familja shqiptare Xharo .Si këta njerëz të punës dhe të mëndjes ,të inisiativës dhe të sakrificës ,të teorisë dhe të praktikës  ka gjithandej ,kudo ku ka emigrantë . Ata i gjen në thellësitë e minierave të shteteve ku ata ndodhen ,në institucionet ku bëhet shkencë ,në mes të parlamentit gjerman si deputet etj. Këta janë shqiptarët e punës ,të mëndjes dhe të politikës .Ata nuk janë si babolet e Shqipërisë, por pjesë e krenarisë kombëtare dhe marathonomakët e Shqipërisë për ta shpurë atë në Europë .Ata punojnë për t’i sjellë dritë dhe europianizim Shqipërisë .

Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lori, si një Star në "Ballo Pranverore"

Next Post

Klajvert këndon “Me zemër”, sjell freski dhe ritëm…!

Advertisement