E dashur psikologe, kam filluar të kem një frikë të tmerrshme mos më lërë i fejuari. Ai më kritikon vazhdimisht për fizikun tim, duke më thënë: “Dobësohu, je shumë e shëndoshë dhe nuk do të më tërheqësh më në krevat”. Ai vërtet e thotë duke qeshur, por kjo gjë mua më lëndon shumë. A mund të largohet nga unë ai vetëm për këtë arsye? Ju lutem më jepni disa këshilla si të heq këtë frikën e ndarjes?
Juliana Dulla, psikologe, email julianadulla67@gmail.com, 0699670329:- E dashur përshëndetje dhe faleminderit që e ndan shqëetësimin tënd me ne. Unë do të jap disa këshilla të cilat shpresoj që të hyjnë në punë dhe të gjesh një zgjidhje në atë që ti shqetësohesh. Për të ruajtur një marëdhënie partnerët shpesh mundohen të krijojne “unin ideal” (te vetja e tyre) që do të thotë: duan të jenë perfekt ne çdo detaj sepse mendojnë se vetëm kështu mund të kenë një lidhje të shëndetshme dhe të sigurtë. Për sa i perket rastit tuaj me aq ju pershkruani mendoj që ju ndikoheni nga kritikat e tij për sa i përket fizikut tuaj. Përtej kësaj mundohuni të shikoni se çfarë e mban marëdhënien tuaj. Ju këshilloj që të jeni sa më shumë vetvetja, të besoni në vlerat dhe cilësitë tuaja, jo thjesht në aparencën e jashtme. Bindeni veten tuaj dhe lërini partnerit të kuptojë që ju nuk jeni thjesht një objekt kënaqësie. Ju ftoj ti bëni vetes tuaj pyetje si: Çfarë kërkoj nga ai apo nga kjo marëdhënie? Më mjafton të më dojë dikush vetëm për aparencë dhe fizik perfekt? Përveç këtyre ka diçka tjetër që mund të na mbajë bashkë?…
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!