Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anxhela Merkel: Do ta bëj xheloz Ramën

German Chancellor Angela Merkel awaits the arrival of India's Prime Minister Narendra Modi for a meeting at the chancellery in Berlin, Germany, Friday, April 20, 2018. (AP Photo/Michael Sohn)

Mos e merrni seriozisht, ju lutemi!

U nisa drejt Gjermanisë për të bërë intervistën e javës. Zonja Merkel më kishte dhënë një shpresë për një intervistë të shkurtër në aeroport. Isha në të njëjtin avion me Ramën i cili gjatë gjithë kohës mbante sytë mbyllur dhe dëgjonte muzikë në kufje. Kur zbritëm sapo më pa, më hodhi dorën në qafe.

“Oh, rrofsh Kaso që më ndjek deri në Gjermani për të pasqyruar vizitën time”.

Advertisement

“Kam ardhur të intervistoj zonja Merkel shoku Rama, jo për ty”-i thashë.

“Ashtu? Epo ik pirdhu dhe merru me Merkelin”, tha Rama gjithe nerva…

Ndërkohë sirenat e makinave të policisë po lajmëronin ardhjen e saj. Ajo zbrit  nga makina me një shkathtësi jo normale për moshën e saj. Sapo i zgjati dorën Ramës, unë ja plasa që aty ku isha: Zonja Merkel, zonja Anxhela…

Anxhela Merkel: – Urdhëro, kush jeni ju, pa afrohuni pak më shumë?

Kaso Kosa: – Zonja Merkel, jam gazetari Kaso Kosa dhe kam ardhur eksluzivisht vetëm për ty nga Shqipëria. (E teksa Merkel ma bëri me dorë që të afrohesha, Rama ma bënte me dorë që të largohesha.) Vetëm 5 minuta kohë do ju harxhoj.

– Gut, gut Kaso, eja ulemi këtu dhe mi bëj shpejt ato pyetje se nuk kam kohë. Pa prit pak, mos je ti ai që…

– Kasua jam dhe një të vetëm ka në Shqipëri. Pse keni dëgjuar për mua zonja Merkel?

– A nuk ishit ju që i bërët intervistë zonjës Mogherini javën e shkuar? Apo gaboj?

– Jo, nuk gabon, unë kam qënë dhe aty u përmëndët edhe ju, domethënë ajo të përmëndi, por unë të betohem që të dola në mbrojtje.

– Pse, më shau mua Mogherini? Deri diku e kuptoj arsyen, por kaq shumë ta ketë dashur…

– Punë femrash zonja Merkel, mos u mërzit. Xhelozonte shumë ndaj jush në lidhje me Ramën. Po ju me Ramën, domethënë, e vërtetë është zonja Merkel?

– Ku do të dalësh Kaso se ju shqiptarët vdisni për thashetheme. Do të vërtetën?

– Mezi po e pres zonja Merkel. Më thuaj…

– Ok, po, e vërtetë është që e kam dashur, por që ai donte të tjera gjatë kohës që e doja unë.

– Pra, Mogherini kishte të drejtë kur thoshte se Rama e ka mëndjen tek Merkel dhe nuk më sheh në sy?

– Mogherini ishte njëra nga ato o Kaso. Donte të tjera thashë, jo donte një. Më ka përmënd edhe nje femër tjetër teksa darkonim bashkë. Një Vorpsi më duket…

 

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari sekret i Edi Ramës/ Intervista-Wikileaks

Next Post

Bruno Dita :S'kam tradhëtuar ndonjëherë

Advertisement