Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Blerina Matraku: Zemra s’më dëgjoi

Bashkëpunimet tashmë janë një tendencë mjaft e pëlqyer dhe e suksesshme. Një bashkëpunim i ri në fushën e muzikës është ai mes këngëtares Blerina Matraku dhe reperit të ri por jo pak të talentuar, KMC. Një këngë ritmike,  e realizuar në studion e Gramoz Kozelit dhe klip nga Max Production, Blerina pritet ta sjellë klipin për pak ditë. Ajo ka postuar disa foto nga xhirimet dhe duken mjaft premtuese. Presim klipin, ndërkohë që flasim pak me Blerinën nga afër…!

Abi Keta:- Blerina, sapo ke realizuar një këngë të re, një bashkëpunim me një repër të ri, dy fjalë më shumë për këtë bashkëpunim…!

Blerina Matraku:- Përshëndetje, po është e vërtetë që sapo kam realizuar një këngë të re, të cilën e kam bashkëpunim me një reper të ri dhe goxha të talentuar, KMC. Kënga është realizuar në studion e Gramoz Kozelit ndërsa klipi nga Max Production. E kemi titulluar “Bon baby”, është një këngë ritmike shumë e këndshme dhe shpresoj të përqafohet nga publiku.

Advertisement

-Blerina, ke ardhur me shumë këngë dhe klipe gjatë 2017-s dhe në vazhdim të 2018-s, pse kjo zgjedhje?

Nuk është zgjedhje por është më shumë çështje e të qëndruarit sa më afër publikut. Prurjet nuk bëjnë keq asnjëherë, sidomos kur punohen me kujdes.

– Gjithashtu je e angazhuar edhe në organizime ku këndohet live. Çfarë kërkon nga Blerina publiku para të cilit këndon sa herë që je ftuar diku?

– Unë, thjesht këndoj me gjithë zemër. Unë e di që publiku këtë do, të këndoj me shpirt, me dashuri, të këndoj vërtet, të humbas në këngë, të vallëzoj me këngën.

– Me çfarë do të doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?

Me baletin, e kam pasion të hershëm.

– Je mërzitur ndonjëherë duke kënduar?

Akoma jo dhe nuk besoj se do të mërzitem ndonjëherë.

– “I’m not a pupet” (“Nuk jam një kukull”) është një nga këngët e tua të para disa viteve por ndër më të dashurat për publikun, ti vetë ç’mendon për femrat “kukulla”?

– Nuk kam asnjë lloj paragjykimi, më pëlqen e bukura, kujdesi që femrat kanë në përgjithësi ndaj vetes. Jam e mendimit që kukull apo jo kukull, nëse një femër është vetvetja, çdo gjë është në rregull.

– Ato shpesh nuk e vrasin mendjen, nuk u duhet të shqetësohen për shumë gjëra. Ke dashur ndonjëherë të ndihesh si ndonjëra prej tyre?

– Ndonjëherë, po. Përgjithësisht, jam tip që i mendoj shumë gjërat, por në fakt, nuk kemi shumë kohë. Është e vërtetë që nuk duhet ta vrasim kohën dhe as ta lëmë të na ikë pa e ndjerë atë.

– Çfarë do t’ia ulte vlerat një mashkulli në sytë e tu?

– Mediokriteti, burokracia, injoranca…

– Më tepër nxitohesh apo je neglizhente?

– Më ndodh të nxitohem apo të neglizhoj, por vetëm për shkak të ngarkesave. Nuk e kam në natyrë të ngelizhoj gjërat apo punët e mia.

– Është më mirë të dyshosh apo të besosh?

– Asnjëra nga të dyja. Gjithsesi, njeriu duhet të besojë diku, përndryshe nuk mund të jetojë. Nuk ka se si të jetojë pa besim.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Juliana Pasha: Të mos dorëzohesh kurrë

Next Post

Roxhers Nexhipi: Më njohin si Olimbiçka

Advertisement