Enis Gavazaj është padyshim një nga talentet e futbollit tonë që luan kë Shqipëri. Ai, së fundmi, ka marrë edhe ftesën nga trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi për t’u grumbulluar në kuadër të miqësores ndaj Norvegjisë. Prej dy vitesh talenti nga Kosova mban veshur fanelën e ekipit të “Skënderbeut”, i cili është duke korrur suksese në kampionat dhe jo vetëm. Në një intervistë eksluzive për gazetën tonë, Gavazaj na tregon gjithçka rreth futbollit dhe karrierës së tij.
Alba Tirana: -Enis si u ndjeve kur more ftesën për t’u grumbulluar me kombëtaren A, pasi është një arritje jo e vogël, apo jo?
Enis Gavazaj: – Është e papërshkrueshme ajo që mund të them me fjalë. Në fillim u shtanga, nuk e besova, normalisht që u ndjeva vërtet mirë .Ajo që mund të them është se u emocionova shumë.Fundja të të ftojnë në kombetare nuk është pak siç e thatë edhe ju.
-Meqënëse jemi tek kombëtarja çfarë ambjenti gjete ti atje?
-Si në çdo ambjent fillimi është pak i vështirë. Këtë e dimë të gjithë, por dua të theksoj se kam mbetur shumë i kënaqur. Ambjenti ishte i ngrohte dhe të gjithë lojtarët na pritën në mënyrën më të mirë të mundshme.
-Të kalojmë tani te Superiorja Shqipëtare atje ku ti luan për ekipin e Skënderbeut.Kë sheh kundërshtar Enis?
-Kampionati Shqipëtar ka lojtarë vërtet cilësorë, por unë personalisht nuk shikoj asnjë kundërshtar të Enisit. Për momentin jam kundërshtar vetëm i vetes time.
-Meqënëse e përmende se ka lojtarë cilësorë, kë do veçonit si më të mirin?
– (Qesh) E vërtetë që ka dhe këtë nuk e them vetëm unë, por nuk dua të përmend emra kjo për arsyen sepse unë të gjithë I kam miq dhe nuk dua që dikujt t’i ngelet hatri.Të gjithë janë të mirë në mënyren e tyre.
-Skënderbeu po kalon moment mjaft të mira në kampionat dhe duket se nuk ka konkurrentë këtë edicion, por në fakt zërat për një dënim të mundshëm e kane trazuar disi qetësinë dhe kjo është normale. Çfarë do të ndodhë me ty nëse Skënderbeu dënohet?
– Mediat vazhdojnë të spekulojnë ende për dënimin e Skënderbeut, jemi përfolur kaq shumë dhe na kanë akuzuar kaq shumë, por në fakt e vërteta qëndron ndryshe.Ekipi i Skënderbeut e ka treguar që është një ekip i madh europian dhe në Shqipëri ne nuk kemi asnjë konkurrent. Këto ndoshta janë punë xhelozie, por unë kam besimin e plotë se Skënderbeu nuk do të dënohet dhe për këtë arsye as që e kam menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time.
-Ju keni bërë paraqitje të shkelqyera në turet para eleminatore dhe në fazën e grupeve të Europa League. Kë ekip do të cilesonit si më të veçantin nga ato që jeni përballur?
-Të gjitha ekipet kanë qënë të vështira dukë qënë se janë ekipe që luajnë në Europë prej vitesh, të gjitha ndeshjet na kanë dhuruar emocione të veçanta gjithësecilit, por unë do të veçoja ekipin e Dinamos së Kievit , një ekip që na ka vënë shumë në vështirësi dhe kishte lojtarë vërtet cilësorë që arrinin të bënin diferencën.
-Duke qënë se Skënderbeu është një trampolinë shumë e mirë për të shkuar në Europë a ka pasur oferta per ty gjatë merkatos?
– Për merkaton nuk kam qënë tepër i interesuar pasi kam qënë totalisht i fokusuar tek ekipi i Skënderbeut. Sigurisht që ka pasur pasi unë jam një lojtar me cilësi të mira, jam edhe modest (qesh) por ajo që mund të them është se me këtë punë merret menaxheri im dhe jo unë. Enisi është marrë vetëm me anën sportive.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!