Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Remzie Osmani: Është ajo që më tremb…!

Mjafton që të përmenden dy tituj këngësh “Për mua je kryevepër” dhe “Gjerdani i dashurisë” dhe padyshim që mendja na shkon tek një nga këngëtaret më të dashura për publikun. E bukur, e këndshme, e talentuar por edhe e dashur me publikun  saj Remzie Osmani vjen me një këngë që ka vetëm pak kohë që e ka publikuar. E nëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë në bashkëpunim me vëllain e saj Nexhanit,  “Po martohemi” është kënga që Remzia e sjell solo.

 

Klajd Heta:- Të gjithë e njohin Remzien si një këngëtare të talentuar. Ç’mund të dimë tjetër veç kësaj?

Advertisement

Remzie Osmani:- Talentin e kemi, por në rradhë të parë duhet të jesh njeri i dashur, i sinqertë, human dhe të jesh i vlerësuar.

– Kënga juaj e fundit “Po martohemi” është një dedikim për…?

– Ka shumë kohë që kam menduar të sjell një këngë të tillë. Unë këndoj shumë në dasma, dhe çiftet e reja, martesa dhe dashuria e tyre e sinqertë më sjellin emocion. Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjesi. A nuk është bukur kur thuhet “A e ndjen zemrën time se sa fort rreh kur ty të ka pranë”? Dhe unë për vite me rradhë jam pjesë e këtyre emocioneve.

– …por “Gjerdani i dashurisë” dhe “Për mua je kryevepër” mbeten hitet e zemrave të shqiptarëve kudo ku janë…

– Mendoj që po, duke bashkangjitur edhe këngën “Shko, kurrë mos u kthe”, mbeten ndër këngët tona më të kërkuara deri më sot.

– Cilat janë prioritetet tuaja në jetë?

– Familja, puna dhe kujdesi ndaj të tjerëve, pa lënduar kurrë askënd.

– Mendoni se muzika është një biznes mjaft fitimprurës?

– Kur kam filluar të këndoj, kurrë s’më ka shkuar mendja që do fitoj nga kënga. Kam kënduar atëherë kur turpëroheshim në momentin që përmendej pagesa. Por ja që me kalimin e kohës, kënga m’u shndërrua në profesion. Unë e dua këngën dhe nuk jetoj dot pa të. Nga gjithë kjo punë e ky mund, dhe emri Artist është diçka shumë e madhe. Në realitet unë bëj një jetë solide.

– …sepse thuhet se jeni shumë, shumë e pasur…është e vërtetë?

– Jo, nuk është e vërtetë. Nuk e di ku e keni dëgjuar këtë por le të ngelet një thashethem!

– Ku ndryshon muzika në Kosovë me atë në Shqipëri?

– Melodia nuk ndryshon shumë, vetëm diksioni, pra mënyra e shqiptimit të fjalëve, rrokjeve apo tingujve gjatë interpretimin. Flas gjithmonë për këngën popullore.

– Jeni shfaqur më shumë me bashkëpunime vetëm me vëllain tuaj, Nexhatin. Kjo i shtyn shumë njerëz të aludojnë se bashkëshorti juaj është xheloz. Si e hidhni poshtë këtë aludim?

– Po të ishte xheloz bashkëshorti im, me siguri nuk do të isha këtu ku jam sot. Ju kujtoj se karriera ime nuk ka nisur vetëm në bashkëpunim me vëllain tim, Nexhatin, por unë kam filluar të këndoj që në moshën 12-vjeçare. Flasim për një periudhë tranzicioni shumë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Ju e dini shumë mirë se si ishte kjo periudhë për shoqërinë tonë, në aspektin ekonomik dhe social. Nëse unë nuk do kisha një lokomotivë si bashkëshorti im, që të më shtynte përpara në karrierë gjatë asaj periudhe me shumë probleme dhe ndryshime, jam e bindur që sot nuk do të isha këtu ku jam. Nexhati është më me fat se unë, sepse gjeti mbështetje në një motër të afirmuar mirë. Fundja, të gjithë artistët bashkëpunojnë me kolegët e tyre, e përse të mos jetë ky vëllai im, me të cilin koordinohem më së miri?

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alessia Xhemalaj: Kopjet e shëmtuara…!

Next Post

Rudina Demneri: Do mbetem Paloma

Advertisement