Flokë të zeza, sy blu, një shikim që të thyen çdo ind të trurit dhe një oratori që pak moderatorë e kanë ajo është çdo ditë në “Pop Culturë” në Top Chanel. Dojna Mema në bashkëmoderim me Kelvi Kadillin, live çdo ditë sjellin në ekran të rejat më të fundit të shoëbizit shqiptar e botëror dhe jovetëm, ata kanë edhe një të ftuar të fushave të ndryshme, me të cilin i japin ngjyra emisioni. Njihuni me Dojna Memën, sybukurën e “Pop Culture”!
Fabjola Kuburi:- Dojna, çkemi? Si e kanë gjetur Dojnën këto ditë të ftohta me dëborë?
Dojna Mema:- Duke vrapuar, si zakonisht. Ngrohesh më mirë kështu. .(Qesh)
– E shijove këtë periudhën e çajit, çokollatës, librit pranë oxhakut në maksimum apo puna të kushtëzon paksa?
– Nuk kisha kohë ta shijoja këtë periudhë me çaj dhe cokollatë pranë oxhakut, por e shijova me emisione, ushqim të shpejtë pranë Top Channel.
– E di që kjo intervistë po më pëlqen ende pa e filluar sepse je një ndër moderatoret më të dashura për publikun dhe e di që do jetë intervistë e bukur. Nuk gaboj lehtë unë…!
– Më pëlqen që të pëlqen. (Buzëqesh)
-Ndjesia që të jep ty kur dikush thotë “Ua Dojna e Pop Culture”?
– Më vjen natyrshëm të buzëqesh. E dua shumë punën që bëj , aq sa e konsideroj shtëpi për sa kohë qendroj në Top Channel, ndaj të identifikohem me emisionin që moderoj cdo ditë është kënaqësi.
– Si është të bashkëmoderosh me Kelvi Kadillin?
– Çdo ditë është ndryshe. Në cdo emision mësojmë dicka të re për njëri-tjetrin, por mbi të gjitha qeshim shumë.
– E “çmend” ti më shumë atë apo ai ty?
– UNË! Jam shumë ekspresive dhe cdo gjë që ndiej apo mendoj ia shpreh edhe Kelvit, përfshi edhe rastet kur jam me humor të keq. Kelvi ndërkohë ndikohet shumë nga energjia që e rrethon, ndaj detyrimisht çmendet edhe ai bashkë me mua.
– Emisioni juaj mban emrin “Pop culture” si mori formë ky emision?
– Lidhur me emrin ka patur keqkuptim nga ana e disa njerëzve të cilët e kanë përkthyer “Pop Culture” në sensin e kulturës elitare, “të kesh kulturë, njeri me kulturë”, ndërkohë “Pop Culture” është thjesht “Kulturë Popullore”, çdo fenomen, personazh, ngjarje që spikat në shoqërinë shqiptare.
– A ndihesh vërtet si në shtëpinë tënde në këtë emision?
– Nëse nuk ndihem si në shtëpinë time, zakonisht largohem, kudo qofsha. TOP MEDIA e ka gjithmonë ndjesinë dhe ngrohtësinë e shtëpisë!
– Gjëja më interesante që di ti për televizionin?
– Që më do shumë dhe i jam mirënjohëse për këtë. Nëse ekrani nuk të do, përpiqu sa të duash, asnjëherë nuk do të shkëlqesh. Është thjesht çështje kimie.
– …dhe vijmë te Dojna e përditshmërisë, kush ta bëri komplimentin e parë sot?
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!