Ajo janë të dyja brune, të dyja kërcejnë bukur, të dyja pozojnë bukur dhe të dyja janë të bukura. Velinat e “Fiksit” Vangjeli Telo dhe Sonja Çemeri vijnë në një intervistë të bukur që na kanë treguar ose më saktë çfarë nuk na kanë treguar për veten, punën, Devin dhe Dorin e kështu ju mbetet që të zbuloni vetë se për çfarë kemi folur në këtë intervistë me Vangjelinë dhe Sonjën.
Fabjola Kuburi:-Goca, si jeni?
Vangjeli Telo:- Shumë mirë.
Sonja Çemeri:- Shumë mirë, faleminderit!
-Jeni më shumë kolege, apo shoqe?
Vangjeli:- Në fillim, kolege. Tani, sa kolege, po aq shoqe.
Sonja:- Jemi shoqe dhe kolege, në kohën dhe vendin e duhur.
-Si e përkufizoni veten: balerina, shoëgirls apo modele?
Vangjeli:- Modele.
Sonja:- Përkufizohem balerinë, edhe pse nuk kam arsimin përkatës që bëhet në Shkollën e Baletit. Por kjo nuk do të thotë asgjë! Eksperienca është më e vlefshme. Kështu ,me gjithë punën, pasionin, përkushtimin dhe me eksperiencën e bollshme që kam, unë jam balerinë televizioni. Gjithsesi më pëlqen shumë edhe modelingu.
-Më bëni një përshkrim secila për Devin dhe Dorin…!
Vangjeli:- Devi është serioz dhe korrekt, ndërsa Dori është i shkathët dhe me sens humori. Boshtet koordinative plotësojnë njëri-tjetrin. Artistë!
Sonja:- Çfarë të them për Devin dhe Dorin? Janë dy djem të mrekullueshëm dhe shumë të talentuar.
-Tashmë ftoheni nëpër evente dhe organizime të jetës së personazheve publike. Si ndiheni në eventet VIP?
Vangjeli:- Sigurisht mirë.
Sonja:- Ndihem mirë dhe e vlerësuar. Është gjithashtu një mundësi shumë e mirë për të takuar personazhe të ndryshëm të botës së televizionit dhe biznesit, duke krijuar kështu kontakte me njerëz të cilët mund të jenë të interesuar për një bashkëpunim apo diçka të ngjashme. Pse jo edhe për të krijuar miqësi të reja?!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!