Përshëndetje gazeta Intervista. A mund të botoni ndonjë dietë të shëndetshme se si mund të biesh në peshë dhe mos kesh shumë efekte anësore. Në pritje të një përgjigje ju përshëndes Egla. Faleminderit
Përgjigjet MSC Anila Kalleshi, Dietologe klinike, Anila Kalleshi Center,
Adresa1: Në Bllok, Rr. Sami Frashëri, ngjitur me Juveniljen e Vjetër, kati 2
Tiranë, tel 069 209 5310 :- E dashur, nëse kërkoni të humbisni peshë dhe po kërkoni një regjim të caktuar ushqimor për rënien nga pesha ju sugjeroj këtë menu.
Është e këshillueshme që ky regjim , të shoqërohet dhe me aktivitet fizik pasi do t’ju mundësojë të humbni kile, dhe të krijoni një trup të tonifikuar dhe pa lëkurë të lëshuar.
Dieta përmban rreth 1500 kcal/ditë
Karbohidrate 50 për qind, proteina 20 për qind, yndyrna 30 për qind, kolesterol 150 mg/ditë
Vaktet është mirë të konsumohen në këto orare:
Mëngjesi: 8:00-9:00
Paradreke: 11:00
Dreka: 13:00
Pasdite: 17:00
Darka: 20:00
E hënë:
Mëngjesi: 1 fetë bukë e zezë (30 gr) me 1 vezë të zier pak, 30 gr djathë të bardhë pa yndyrë
Paradreke: 1 portokall të shtrydhur
Dreka: 1 kupë oriz me kërpudha ose perime, ose 60 gr peshk ton ose një gjoks pule, 1 fetë bukë e zezë, sallatë me barishte të ziera ose jeshile.
Pasdite: 1 dardhë dhe 1 grusht qershi
Darka: Sallatë greke (domate, kastraveca, speca) 125 ml kos pa yndyrë, 1 fetë bukë e zezë (30 gr), 60 gr djathë pa yndyrë (rikota).
E martë:
Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me 3 lugë tërshërë.
Paradreke: 10 kokrra bajame
Dreka: 1 racion bishtaja, sallatë me domate dhe kastraveca, 60 gr mish pa dhjam, 1 fetë bukë e zezë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!