ATA RANË SI FLAKADANË!
(Kushtuar dëshmorëve Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës)
E rëndë qe ajo ditë-kobzezë,
E mbuluar nga tym –hidhërimi!
Egërsia shpalosej si rezë,
Në bulevardin e madh…
“Dëshmorët e kombit”,
Vërsulej, -si rrëke trishtimi!…
Gjaku shqiptar,
U derdh përsëri!
Tre dëshmorë,
Tokës sonë iu shtuan,
Terrorin e “Flakës së Janarit”,
Në Kosovën Shqiptare,
Terrorin e 4 shkurtit, 1944,
Në Tiranë, -kur sulmoi,
Xhafer Deva i Zi!
Terrorin e 8 shkurtit, 1984,
Në Prishtinë,
Kur Bajram Bahtiri,
Djalë sokoli – më i miri!
Shkoi në Përjetësi,
Në përballje me titistët
Flakë për flakë,
Me shqipfolësit
E tillë- si gardistët…
E tu, -o, Sali!
Të gjitha këto stuhi…
Na i përkujtuan!
Demonstruesit engjëllorë,
Ishin të vuajtjeve,
Ishin paqësorë,
Ata, s´kishin tanke,
As kallashnikovë…
Siç kishe ti,
Me falangistët,
Në vitin 1998,
Kur Kosova Shqiptare,
Po luftonte me Vdekjen,
Kur po lulëzonte trimëria,
Për -Jetë!…
Ata, ranë si flakadanë:
Për të mbrojtur,
Votën e Lirë!
Për të mbrojtur:
Identitet e Nder!
Për ta bërë:
Të bukur e krenare,
Nënën Shqipëri!
Revolta popullore,
Shpërtheu si vullkan!
Përballë “Kullës së errësirës”,
Përballë, “Kryeministrisë ”,
Ku i alarmuar, -i tmerruar…
Po sillej vërdallë,
Sali Ziu Xhelati,
Ndërsa, gardistët-fashistë,
SS-ët e tij, shpirtzinj,
Armët vrastare,
I kishin bërë gati!
Demonstruesit guximtarë,
U ngritën si pëllumbat,
U ngritën -si shumë të tjerë,
Që t´ia ndalin turrin,
Hajnisë e Tradhtisë,
Që po i vjedhë,
E, po i shet,
Tokë Male e Det!
Si çifligje…
He, medet!..
Në emër të Qeverisë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm…
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Shqipëria “e lirë”,
Kurrë s´kishin parë!
U derdh ujë, i ftohtë…
U derdh lotsjellës!
U derdhën plumba-zjarr!
Pa çka se binin trupa,
Mbi asfalt të kuq,
Për kriminelët,
Demonstruesit…
Ishin vetëm numra,
E, jo njerëz,
-As shqiptarë!
Demonstruesit guximtarë,
Ishin ngritur fuqishëm…
Si shumë herë më parë:
Po egërsi të tillë,
Sikur atë ditë kobi,
Kurrë s´kishin parë!
Populli, u përgjak,
Populli po vuan:
Pa bukë,
Pa drita,
Pa ujë,
Po vuan,
-Me papunësi!
I thelluar -si mos më keq’
Në ferrin, në Varfëri!
Kurse, krimineli,
Ministri, plak,
I zhytur në batak…
Me fanatizëm, me idiotizëm,
Me gënjeshtra, të sheshta…
Në tokë e në qiell…
-Pushtetin po e ruan,
Me cinizëm e fashizëm,
Liritë kombëtare,
Po i shuan!
Popullin po don,
Ta lë në errësi,
Në vëllavrasje…
Po don…
Ta lë pa diell,
O, sa keq!
Dhe -pa ardhmëri!…
A më thua, mua; -si birit tënd:
Deri kur, deri kur,
Do të qëndrosh kështu,
Moj Nënë Shqipëri?!
Suedi, 8 shkurt 2011