Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Arbër Çepani: Ajo më jep adrenalinë!

Arbër Çepani shquhet si një nga të rinjtë më karizmatikë që ka Shqipëria. U bë për herë të parë i njohur për publikun nëpërmjet reality-shoë “Big Brother Albania”. Si një shoë ku spektaklin e bënin “skandalet” apo “ekstravaganca”, Çepani u shqua dhe u kurorëzua fitues nga publiku shqiptar nëpërmjet intelektit dhe vlerave të larta qytetare që ai shpalosi në atë program. Famën nuk e shpërdoroi, por e përdori si katalizator për mjaft fusha të tjera ku ai shkëlqeu më pas. Sot ai ka një biznes mjaft të suksesshëm tijin, dhe është moderator i emisionit “Mirëmëngjes, Shqipëri” në RTVSH. Edhe e motra e tij nuk i ka munguar ekraneve, si element i fortë i shoqërisë civile, por Çepani vjen në këtë intervistë për të folur më tepër si “djali” i familjes për sukseset e tij dhe betejës së madhe që ai lufton çdo ditë, në kërkim të…? Lexim të këndshëm!

 

Fabjola Kuburi:- Arbër, si fillim, gëzuar Vitin e Ri! Cila është dëshira që do të realizosh për këtë vit?

Advertisement

Arbër Çepani:- Kam dy-tre plane biznesi që besoj se ka ardhur momenti t’i nxjerr nga sirtari i ëndrrave.

-Pengu më i madh që të la viti që kaloi në aspektin profesional?

-Gjithmonë gjykojmë veten se mund të bënim më shumë, dhe realisht mund të bëjmë më shumë. Por nuk kam pengje! Shëndet të kemi, se do i kthejmë pengjet në forcë.

– Po nga ana personale?

– Ana ime personale duket ngushtësisht e lidhur me atë profesionale së fundmi. Pengjet janë për ata që shohin pas. Mua më pëlqen të shoh përpara.

– Gjëja që të ka bërë përshtypje kohët e fundit…

– Humbja e shpresës tek shumë njerëz. Jemi një vend që Zoti na ka falur çdo gjë dhe është trishtë qê sidomos të rinjtë humbin shpresën këtu.

– Arbër, u bë kohë që ti je pjesë e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH. Gjithsesi, ky nuk është takimi yt i parë me kamerën. Sa ka ndryshuar Arbri që nga dalja e tij e parë në ekran e deri më sot?

– Është e pashmangshme që njeriu të ndryshojë me kalimin e viteve. Mua më pëlqen të mendoj se ka qenë një ndryshim pozitiv. Më përpara kam qenë shumë idealist dhe doja të ndryshoja botën. Sot dua të ndryshoj botën, po me të njëjtin idealizëm, por jam pak më praktik dhe më me këmbë në tokë se atëherë.

– Gjëja e parë që mendon kur del para kamerave?

– Çfarë privilegji kam që bëj një punë që e dua! Çfarë privilegji që kam kënaqësinë të jem ndërmjetës midis qindra mijëra shikuesve nga përtej ekranit.

-Mban mend cila ka qenë gafa më e madhe që ke bërë e që edhe sot kur e kujton, skuqesh?

– Është njerëzore të gabosh në transmetime të përditshme live. Nuk po më kujtohet ndonjë në veçanti, por me siguri po të pyesni portalet do ju përgjigjen më kollaj për këtë pyetje.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i heq komplekset?

Next Post

Rosela Gjylbegu: Ata janë heronjtë e mij!

Advertisement