Udhëkryqi
Të mbaj gruan time apo gruan e tjetrit?
Përshëndetje gazeta Intervista! Dua të ndaj me lexuesit e faqes tuaj problemin tim! Unë jam një djalë 29 vjeç dhe jam i martuar por kohët e fundit unë kam një largesë me bashkëshorten time përsa i përket marrëdhënieve seksuale. Ajo shpesh më refuzonte duke më thënë që nuk ishte gati në ato momente. Kjo situatë më mërziti jashtëzakonisht shumë por e duroja sepse e doja shumë por erdhi një ditë që unë nuk arrita dot ta kontrolloja veten, u njoha me një zonjë 35 vjeçe e cila ishte e martuar dhe filluam të qanim hallet me njëri-tjetrin pasi dhe ajo e kishte burrin pijanec. Që nga dita që u njohëm takimet tona filluan të bëheshin më të shpeshta dhe të dy kishim diçka të përbashkët, të dy ishim jashtë vëmendjes së partnerëve tanë. Dukej qartë më që tani mes nesh kishte lindur një pëlqim. Ajo ishte shumë e çiltër dhe unë ndihesha mirë kur komunikoja me të. Erdhi dhe dita që me dëshirën e të dyve ne shkuam në hotel, unë pas asaj dite fillova të ndjej dashuri për të dhe ajo më shprehte se ndjente dashuri për mua. Unë i kërkova që të iknim larg por ajo më thoshte se nuk donte ta linte bashkëshortin e saj për hatër të njerëzve e unë po e vuaj shumë këtë pjesë. Ndoshta ajo po kalon vetëm kohën me mua që nuk është e sigurtë të marr këtë iniciativë? Çfarë të bëj? Më mirë ti tregoj gruas të vërtetën dhe të gjejmë një zgjidhje e të nisim çdo gjë nga fillimi e zonjën e martuar mos ta takoj më apo të qëndroj i martuar dhe të takohem fshehurazi me gruan e martuar? Jam në dilemë?
-Nëse edhe ajo është e sigurtë që të do nuk ka arsye pse mos vij me ty. Kështu që këmbngul edhe njëherë edhe shihe çfarë do të thotë. Sofia
-Nëse gruaja nuk të plotëson më mirë ulu dhe sqaroje e ndahu prej saj dhe mos luaj fshehurazi. Brikena
-Më mirë se ty askush nuk mund të jap një zgjidhje. Ulu analizoje edhe njëherë situatën dhe bëj atë që të leverdis më shumë. Megi
-Faji është i joti, duhet të ishe ulur të kishe gjetur një zgjidhje me gruan tënde ose nëse nuk kishte zgjidhje ndaheshe por s’kishe pse e tradhëtoje sepse tradhtia është e pafalshme. Ermiona
-Zgjidh o njërën o tjetrën mos mbaj dy kunguj nën një sqetull se do digjesh vetë pastaj. Afrimi
-Për aq kohë sa ajo të thotë të dua dhe nuk ndahet nga bashkëshorti i saj do të thotë që nuk të do mjaftueshëm ose nuk ka besim tek ty e të mban për kënaqësitë e veta. Dean
-Nuk është kjo zgjidhja e duhur që bën, më mirë ndahu nga gruaja dhe rri me atë ose mos e tako më atë dhe rri me gruan. Silvi
-Ka shumë njerëz që përjetojnë të njëjtën situatë si ty dhe bëjnë po të njëjtën zgjidhje por nuk është aspak e mirë se fundja fundit edhe kjo quhet tradhëti edhe pse nuk ndihesh i plotësuar. Zerina
Pyetje të reja
– Si i kaluat festat? Dolët apo si të gjithë në shtëpi? Ela
– Mos vesh që natën e vitit të ri, një tavolinë në një klub të Tiranës ka qenë vetëm prenotimi 200 euro dhe klubi kishte qenë plot. Kaq të pasur jemi apo dhi të zgjebosura sa për një ditë? Merita
-A mund të rifitohet besimi pasi thyhet? Eva
-Nëse i/e dashuri/a juaj ju ka bërë të vuani si reagoni ndaj tij/saj? Andi
-Çfarë shijesh ju la ky vit që shkoi? Keni ndonjë prespektivë për këtë vit që vjen? Leo
– Sa rëndësi i kushtoni një miqësie të re? Miri
-Ç’mendim keni për ata njerëz që i pëlqen të jenë në qëndër të vëmendjes dhe për këtë sajojnë edhe gjëra. Erald
-Shumica e njerëzve sot duan të duken në qëndër të vëmendjes dhe kjo gjë ka filluar mos më bëjë më përshtypje. Egzon
–Ka shumë njerëz që sajojnë gjëra për tu dukur dhe kjo më ka ndodhur edhe mua kohët e fundit me një person dhe kur e mora vesh të vërtetën nuk doja ta shihja më me sy atë njeri. Njerëzit duhet të jenë sa më të thjesht nuk është e nevojshme të sajosh gjëra për tu pëlqyer nga të tjerët. Silvi
-Vetëm njerëzit injorantë sajojnë gjëra për të qenë në qëndër të vëmendjes por kur e vërteta merret vesh shumë shpejt dhe ata do ikin nga vëmendja e njerëzve. Elsa
-Unë jam indiferent kundrejt këtyre njerëzve sepse përderisa janë të aftë të sajojnë gjëra thjesht për të marrë vëmendje janë të aftë për gjëra më të mëdha, ndërsa për faktin që duan të jenë në qëndër të vëmendjes sa më shumë për të përmbushur sodisfaksionet e tyre. Seldi
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!