Merita Merja është një femër e suksesshme në fushën e bukurisë por jo vetëm. Me një karrierë më shumë 15 vjeçare ,ajo duket se po prek me dorë ëndrrën më të madhe, të jetë më e sukseshmja në fushën e saj. Me një guxim të madh dhe iniciativë të pashoqe ajo po zgjeron fushën në të cilën punon edhe jashtë Shqipërisë. Konkretisht, ajo sapo ka hapur një shkollë bukurie në Prishtinë, për të cilën na ka treguar edhe pse vendosi ta hapë, si funksionon dhe shumë gjëra të tjera. Lexoni dhe merrni shembull!
Fabjola Kuburi:- Merita, është fakt që ti je një nga femrat më suksesshme shqiptare. Kjo nuk është një arritje sa hap e mbyll sytë por a e ndien veten të plotësuar?
Merita Merja:-Unë ju falendëroj për vlerësimet, ju falendëroj që më këni mbështetur gjithmonë dhe ju përgëzoj për punën që bëni. Sigurisht që nuk ka qenë një arritje sa hap e mbyll sytë, por një punë kolosale prej më shumë se 15 vjetësh në fushën e parukerisë dhe estetikës. Kam kuptuar që sa më shumë kalon koha, sa më shumë arrin në jetë aq më shumë kërkon, pra e kam vërtetuar që e mira nuk paska fund. E plotësoj veten çdo ditë e më shumë.
-Ti ke një biznes tëndin në Tiranë, që ka të gjitha shërbimet të përfshira në të. Si po ecën puna aty?
-Jam jashtëzakonisht e kënaqur me punën në sallonin tim në Tiranë, me vlerësimet që marr çdo ditë nga klientet e mija, qofshin ato prej shumë kohësh apo edhe ato të rejat të cilat vijnë, ngelen të kënaqura dhe vijnë përsëri, për flokët, make-up, estetikë, fustane nusërie, gjithçka.
-A investojnë shumë shqiptarët në pamje?
– Shqiptaret e kanë në kulturë që të bëhen dhe ndihen të bukura. Për të arritur këtë sigurisht duhet investuar dhe investimi për bukurinë është investim i vlefshëm. Mua më vjen mirë që femrat shqiptare kanë dëshirë për të qenë të bukura.
– Merita, ti sapo ke ndërmarë një tjetër hap të madh dhe të guximshëm, një shkollë parukerie dhe estetike në Prishtinë. Pse vendose të hapësh ose më saktë të zgjerosh biznesin tënd edhe në Prishtinë?
– Siç të thashë, unë kam mbi 15 vjet që merrem me artin e së bukurës, parukerisë dhe estetikës në Shqipëri. Jam shumë e lumtur për suksesin që kam korrur deri tani. Për këtë kanë folur vlerësimet e klienteve të mija. Vendosa të hap edhe një biznes në Prishtinë sepse kam kuptuar që femrat prishtinalie dhe jo vetëm, kanë një dëshirë të madhe për t’u kujdesur për veten dhe pse jo ta bëjnë në mënyrë profesionale. Shpresoj të mësojnë për këtë art të bukur me pasion dhe ta vënë në jetë me duart e tyre.
– Çfarë do mesohet aty?
– Gjithçka ka të bëjë me fushën e parukerisë, estetikës, make-up. Do bëhen kurse, 3, 6 dhe 12 mujore, për flokë, vendosja e të gjitha flokëve dhe mënyrave të tyre, make- up, grim të thjesht dhe televiziv, kurse të tjera profesionale që do të thotë për thonj, pedikyr manikyr dhe depilime. Do jem pranë kursanteve të mija në Prishtinë dhe do u mësoj teknikat e gjithçkaje ofrojmë në këtë shkollë.
– Unë vlerësoj shumë guximin dhe profesionalizmin tënd dhe të uroj suksese në punën tënde…!
– Faleminderit dhe juve në gazetën tuaj, gazeta e vetme për t’u lexuar dhe ndjekur.