Skerdi përshëndetje. Kam një pyetje të shkurtër por e di që do më japësh përgjigje të detajuar dhe unë po e pres. Sa kohë pas lindjes mund të filloj palestrën? Kam mbajtur trupin në formë dhe nuk dua ta lëshoj veten tani pas lindjes. Faleminderit!
Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje! Më e mira e mundshme është që të kishit bërë palestër edhe përpara lindjes, gjatë periudhes që ju ishit shtatëzanë por gjithmonë nën kujdesin e instruktorit. Ndërsa tani pas shtatëzanisë ju nëse keni bërë një lindje natyrale ju duhet të paktën 3-4 javë pushim dhe pastaj të filloni aktivitetin në palestër. Nëse keni bërë një lindje çezarjane, pra me operacion do ju duhet patjetër një pushim prej 8 javësh. Pra, ju duhet të bëni palestër por nuk duhet të demoralizoheni në muajt e parë sepse femrat post shtatëzanisë të gjithë makinerin e tyre fiziologjike e kanë të orjentuar tek bebi i tyre.