Luana Vjollca asnjëherë nuk zhgënjen me daljet e saj në ekran. Këtë herë në “Shiko kush luan” ajo ka zgjedhur një veshje mjaft elegane e cila i nxjerr në pah më shumë se kurrë më parë format e saj bombastike. Prezantuesja këtë herë ka zgjedhur një nga veshjet më moderne të kësaj pranverë-verë të propozuar gjerësisht nga stilistët, jumpsuit-i apo veshja e bashkuar me pantallona. Me to ajo nxjerr në pah format e saj super Kardashiane.