– I nderuar avokat, unë që po ju shkruaj jam Agimi nga Durrësi. Kam një vit që jam aksidentuar me makinë. Kam qenë duke ecur me makinë brenda shpejtësisë së lejuar kur me erdhi dhe më goditi një makinë e cila ishte jashtë normës së lejuar të shpejtësisë dhe ishte futur kundravajtje në rrugën ku ecja unë me makinë. Nga hetimet e zhvilluara fajtor doli personi që më goditi mua. Çështja ka shkuar në gjykim dhe ky person është dënuar duke ia pezulluar vendimin gjykata. Nga ky aksident unë kam ngelur me pasoja të rënda, kam fraktura në këmbë e shpatull si dhe nga njëri sy më ka humbur shikimi. Makina ime ka qenë e siguruar nga një kompani private sigurimi. Gjithashtu, edhe makina e personit që më goditi. Kam dëgjuar se përfitohet dëmshpërblim lidhur me këtë aksident. A mund të përfitoj dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve?
Av. Alban Duraj, “Duraj Law Firm”, email: info@durajlavv.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Përshëndetje zoti Agim, ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Më vjen shumë keq për aksidentin që ju ka ndodhur dhe ju uroj shërim sa më të shpejtë.
– Përsa i përket problemit tuaj, duhet t’i referohemi Kodit Civil, ligjit nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”, Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë nr. 12 datë 14.09.2007 dhe Ligji nr. 7641 datë 01.12.1992 “Për Sigurimin e Detyrueshëm të Mbajtësve të Mjeteve Motorike Për Përgjegjësinë Ndaj Personave të Tretë” i ndryshuar.
Shikuar Korrik 1