Anxhela Peristeri, sa herë që sjell diçka për publikun e saj, e sigurtë që është e kuruar deri në detaj. Kështu jo vetëm klipi i saj i fundit, “I joti” por edhe fotot që ka realizuar janë një sukses i vërtetë. Anxhela, e dashur, e mirë, e këndshme dhe e talentuar, këtë herë na tregon më shumë rreth vetes, këngës, nëse ndjen konkurencë apo jo, a ka bërryla ose më saktë a e shqetësojnë atë…! Lexojeni!
Fabjola Kuburi:- “I joti” është klipi yt i fundit, realizuar deri në detaj…!
Anxhela Peristeri:- “I joti” është një këngë dhe një klip që unë i jam përkushtuar tërësisht dhe doli ashtu siç e kisha skalitur në mendje. Kisha edhe bashkëpunëtorët e duhur, më duhet ta pranoj, muzika dhe aranzhimet nga Kledi Bahiti, teksti i Fifit, një produksion i Threedots, një përkujdesje totale e Joni Peçit dhe Lorel Studio.
– Po kush është “i joti” do të na e tregosh?
– Fillove ti, më premtove që nuk do më ngacmoje…(Qesh)
– Kohët e fundit shoh një Anxhelë në formën e saj më të mirë!
– U bë një periudhë kohe që jam ndërgjegjësuar mbi veten dhe trupin tim. Shkoj mesatarisht tre herë në javë në palestër dhe mundohem të jem më e qetë, mbi gjithçka! Nuk ia vlen ta vrasësh mendjen për gjëra dhe njerëz të kotë.
– Cili është ndryshimi që ka sjellë muzika në jetën tënde?
– Unë nuk jam marrë asnjëherë me asgjë tjetër, që kur kam qenë e vogël fare, kështu që nuk mund të bëj dallimin se çfarë ndryshimi më ka sjellë në jetë, por mund të them që muzika është më se e këshillueshm për pozitivitet në ditët dhe jetët tona.
– Sa herë nuk ndihesh mirë apo nuk je në humor, çfarë ta rregullon ditën?
– Varet nga arsyeja se pse mund të më jetë prishur dita. Zakonisht, i drejtohem ndonjë kënge por ka nga ato ditë që i drejtohem një kamomili. (Qesh)
– Muzika të jep sukses, famë, të ardhura, fansa dhe më tepër vëmendje… Çfarë të merr në këmbim?
– Të merr kohë, shumë kohë, por të paktën, të shfrytëzuar mirë.
– Ku qëndron magjia e muzikës për ty?
– Muzika bashkon shumë zemra. Nuk mendoj se ka gjë më të magjishme se kjo.
– Kanë qenë ndonjëherë problem apo të kanë shqetësuar bërrylat që ekzistojnë mes kolegëve?
– Të them të drejtën, nuk i kam problem bërrylat, madje kur nuk janë, filloj të pyes veten pse ngrinë. (Buzëqesh) Në momentin që ka bërryla, do të thotë që ka interes në mes, kështu që fillon t’i njohësh më mirë njerëzit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!