Buka
Kam parë në ëndërr sikur një shoqja e motrës time erdhi dhe i kërkoi motrës time bukë por motra ime nuk i dha dhe shoqja it ha: Të lutem se nuk kam çfarë të ha por përsëri motra i dha shumë pak bukë . Çfarë do të thotë kjo ëndërr?
Prezenca e bukës ka të bëjë me shumë mundësi dhe një nga këto është se shoqja e motrës mund të ketë qenë shumë e urritur dhe mund edhe të mos keni ngrënë darkë në kuptimin që nuk je ushqyer aq sa duhet. Kjo të çon të mendosh se mund të kesh ndonjë shqetësim me të ngrënit. Kjo është prezenca e parë në atë që ju tregoni. Pjesa që motra juaj ka bukën tregon një lloj bollëku por mënyra që ajo nuk e ndan atë me njeri tregon egoizëm. Ajo do shumë për vete dhe nuk do të ndaj gjërat e saj me njeri. Fol me motrën tënde dhe tregoi asaj që çdo gjë duhet të jetë reciproke por kur dikush ka nevojë dhe na kërkon ne duhet ta ndihmojmë.
E dashuruar me shokun e vëllait
Jam një vajzë 21 vjeçare, kam parë në ëndërr sikur isha në një vend në gjysëm errësirë me vëllain tim dhe shokun e vëllait tim. Pashë sikur me shokun u puthëm në buzë dhe u përqafuam, më pas ashtu të përqafuar filluan të qanim. Në ato momente unë ndihesha e dashuruar, pastaj m’u bë sikur u ndamë sepse ishte vëllai im aty. Si shpjegohet kjo?
Kjo ëndërr tregon se ti ke filluar të kërkosh një person për të krijuar një lidhje por nuk ke mundur. Një puthje në buzë është gjithmonë mirëupafshim në këto raste. Është një veprim dhe dëshirë që nuk mund të realizohet. Vet momenti i puthjes tregon që s’keni arritur të afroheni. Vëllai ka një shok por ai e di mirë se kush është ky shok dhe nuk mundet ta bëj dot pjestar të familjes.