Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Blendi Fevziu: Ato që nuk u panë në TV

Fabjola Kuburi:- Blendi, përshëndetje dhe urime për 20-vjetorin e “Opinion”. Pas 20 viteve eksperience televizive, në momentin që ti hap siparin e “Opinion” çdo mbrëmje, mund të thuash që të duket gjithmonë si hera e parë?

Blendi Fevziu:- Absolutisht po, njësoj si e para. Madje ka ditë që jam më i shqetësuar.

– E ke nisur me gazetën “Studenti”, por emri yt u lakua nëpërmjet Lëvizjes së famshme Studentore. Ishe shpresëplotë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë?

Advertisement

-Isha gjithë shpresë për një të ardhme më të mirë për veten. Ishte lënia pas e një periudhe absurdi që e kuptonim të gjithë dhe hapja e një periudhe të re, ku gjithsecili matej me fuqitë dhe aftësitë e veta. Sot, 27 vjet më pas ajo mbetet periudha më e bukur e jetës sime.

– Jo vetëm sepse je moderator, por vërtet je një folës mjaft i zoti dhe i artikuluar! Pse moderator dhe jo një politikan?

– Sepse besoj që këtë punë e bëj më mirë se sa politikën.

– Vitin 1991 e nise mbarë, me themelimin e gazetës “Rilindja Demokratike”. Cili ishte qëllimi i ju themeluesve të kësaj gazete që vazhdon punën e saj ende dhe sot?

– Ishte t’i jepte zë opozitës së parë antikomuniste në Shqipër në fillim të 1991. E bëri këtë në një mënyrë mahnitëse dhe sot besoj se mbetet ende një shembull unikal i shtypit në Shqipëri.

–  “E diela debat” u zhvendos pas një viti transmetim në TV Klan, nga Radio-Televizioni Shqiptar ku pati fillesën e saj. Ekzistonte një motivacion i fortë për këtë “shpërngulje”?

– Po, padyshim. Ishte pamundësia për të bërë punën si gazetar me ato norma dhe në atë mënyrë që doja unë. Dhe kjo nuk ishte pak. Unë mendoj që largimi nga TVSH ishte në kohën e duhur që profili i gazetarit të mos deformohej.

– Nga “debat në “opinion”, nuk mund të thuhet se emisioni ka ndryshuar shumë, vetëm nëpërmjet titullin. Debatet në të janë të pafundme, aq sa shpeshherë pyesim veten se ku e gjen Fevziu aftësinë për të mbajtur të qetë palët?

– Nuk ka për të ndryshuar për sa kohë që vijon të jetë interesant. Kur të bjerë nga vëmendja padyshim që do ndryshojë.

– Ke punuar në shumë media të shkruara, si gazetat “Koha Jonë”, “Korrieri”, apo revista “Klan”. Si e kujton bashkëpunimin me kolegët e tu? Emra që mund të përmenden?

– Me ata pak që unë i konsideroj  miq, perfekt. Po unë mirë kam kaluar në çdo rrethanë.

– Blendi, përse gazetaria është një profesion të cilin mund ta ushtrosh dhe pa arsimin përkatës? Cili është elementi që i duhet një gazetari të mirë, që shkolla nuk mund t’ia japë?

– Instikti i gazetarit, asgjë tjetër. Besoj se më shumë është i lindur se sa kultivohet. Eshtë një talent më vete.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fjalëkryqi

Next Post

Kujdesi që duhet të tregojmë për lëkurën pas plazhit

Advertisement