Ibrahim Kasami është këngëtar i njohur dhe mjaftë produktiv, është nga ata zëra që dëgjohen me qejf, për çka mbetet edhe mjaftë i angazhuar, sidomos në tregin e dasmave, ahengjeve e mbrëmjeve muzikore.
Këngëtari njëkohësisht është mjaftë produktiv edhe në lansimin e këngëve me videoklipe. Projekti i fundit me titull “Digju zemër” e sjell në formë të shkëlqyer këngëtarin e mirënjohur.
E, në fillim të këtij sezoni, Kasami vjen me diçka edhe më të madhe, me një album muzikor që përmban 10 këngë, tetë prej të cilave të punuara në studio, e dy të tjera të inteprretuara live në mënyrë të mrekullueshme. Albumi është punuar në studion e Meti Gostovarit.
Melodinë e katër këngëve e ka punuar Përparim Qaili, dy këngë nga Alldin Sallaji, një nga Ylber Qaili dhe një tjetër është punuar nga Isa Neziri.
Albumi me titull “Loçk dhe zemër” është edituar nga produksioni “Jehona” dhe ai tashmë është në tregun muzikorë. Ibrahim Kasam së shpejti vjen edhe me videoklipin e këngës me titull “E di që më don”, që pritet të jetë një ndër hitet e sezonit.