(Kushtuar veteranit të çetave të Shaban Palluzhës, Ismet Tahir Ashlanit, shokut mé besnik té gjyshit tim, Hajzer Tafa Shyti)
Me zemrën trime bujare, shqiptare,-fytyra i shndriste,
-Sikur fliste me zemér,
Përbesë,-sikur me gojë nuk fliste!
Jeni të rinj baco,-na thoshte,
-Kurdoheré,-të jeni vigjilentë!…
Armiku dhe tradhtia, na bëjnë ploja,
-né prené e tyre; méshiré s’ kané qenté!
Eh! Ne, mbijetuam me Plisat e Bardhë mbi koka,
na thérrisnin malet té mbrohej Toka.
-Me Pushkën partizane, maje krahut,
o me flakadenen, Penë.
Ditë të mira do të vinë,
-Si Naimi yné i madh,
-E parashikonte, ardhmériné,
Për këtë popull, për këtë vend!…
Pandalshëm,-po ecim, kah e VËRTETA,
Bllokada, sfida, rrebeshe po përballojmë!
Ashtu, po kalitemi, po kthehemi tek VETËVETJA,
Betejave, drejt rrezeve DIELLORE, po marshojmë!
Jeta Luftë, -ka përpjeta dhe tatpjeta,
-ka ngritje, rënie,-krejt natyrisht!
Lumë ata, që mbetën besnikë kah e VËRTETA,
Triumfues, qëndruan dhe po qëndrojnë,-VETËVETJA,
Madhështorë, therorë, SHQIPTARISHT!
Fjalët e tij, si yje drite, në mendje i kam prore,
Ah! Sa shumë e deshi, luftoi pér Shqipërinë e Ribashkuar!
Për Bacë Shabanin, na fliste prore,
-Sikur vullkan, i digjej shpirti i trazuar;-kurré i zhgénjyer,
Gjithnjé krenar, kurré i nenshtruar!
“Haxhi Shabani, me Flamurin me shkabë në ballë,
I pari na printe në rreziqe, i pari ishte në llogore”!
Më pat thënë, me dashuri,
Fort me optimizëm,-si djalit besnik;
-njé fjalé me peshé té madhe:
-E ruaj pérgjegjési,-prej atij burrit:
O, “Ti nuk je djalë i Feratit”!…
-I flakté, je atdhetar,-je djali i Bajram Currit!
-Shumë herë gjatë jetës sime, me -krajata-tehe-shpata,
Pyetjen më sfiduese, ia kam bërë vetit:
A do të jemi në gjendje, me nipin e tij, Fevziun,-1.
T´i shërbejmë, me madhështi, amanetit?!
15 Korrik.2014
Shënim: 1. Fevzi Beqirin, e kisha që nga vitet 70-ta, shok besnik, në veprimtarinë ilegale.