Është asistentja e produksionit në serialin e ri “Kangur” dhe është përzgjedhur në audicion nga regjisori Luan Kryeziu. Është aktore, modele, moderatore por e gjen veten në të gjitha fushat ku është dashur prezenca e saj. Enxhi Çuku, aktorja simpatike e “Kangur” na tregon jo vetëm për këtë serial por edhe për veten e saj, gjëra që as ne as ju, nuk i kemi ditur për të.
Fabjola Kuburi:- Enxhi, si ke qenë me vapën, lodhjen, xhirimet, këto kohët e fundit?
Enxhi Çuku:- Vapa ka kohën e vet e s’kemi çfarë i bëjmë, kurse xhirimet kanë angazhime plot por deri tani po i përballoj mirë dhe pavarësisht lodhjes nuk do qahesha. Më pëlqen shumë ta kem ditën të mbushur me aktivitete ashtu siç e kam dhe këto kohë.
– Më duket se kujdesesh për zemrën tënde, ama bën të rrahë fort ajo e publikut me rolet e tua apo jo?
– Ky është qëllimi im kryesor, të përmbaj veten dhe të bëj shikuesit të emocionohen nga ajo që unë përcjell. Pastaj, se sa arrihet ky emocion duhen pyetur vetë ata dhe kjo është detyra juaj. (Buzëqesh)
– Si u gjende dhe si po ndihesh në “Kangur”?
-Dëgjova nga grupi im shoqëror që ishin hapur audicionet në një film të ri që do të zhvillohet gjatë sezonit të verës. U interesova dhe shkova menjëherë, disa ditë pasi bëra provën, më kontaktuan që isha e zgjedhur. U lumturova jashtë mase por edhe tani sigurisht që ndihem shumë mirë dhe e vlerësuar që mund të jem pjesë e “Kangurit”.
– Cili është roli yt në këtë serial dhe a nuk është ky një impenjim shumë i madh për ty?
-Bëhet fjalë për një produksion televiziv, i cili bashkëpunon me një kompani taksie për të xhiruar kamera të fshehtë në taksi. Unë luaj asistenten e produksionit. Është goxha impenjim por i dola përsipër që do ta luaj këtë rol dhe do ti shkoj deri në fund qëllimit tim.
– Të kemi parë si aktore, si modele si moderatore. Tani, te ç’pjese të ditë-natës e quan “Kangur”?
-Çdo 24 orë tani më shkon si “Kangur”.
– Sa e vështirë është të jesh një “Kangur”? Ti sa ndihesh e tillë?
-Aq e vështirë, aq sa edhe e bukur pasi nuk më pëlqen të mbetem në një vënd. Më pëlqen të provoj veten në aktivitete të reja dhe fusha ku ndihem mirë.
– Një moment i sikletshëm dhe një tjetër shuuuuuuumë i bukur gjatë xhirimeve…!
-Xhirimet janë të mbushura me momente gazmore pasi edhe seriali e përfshin pak komendinë, kurse në momente të sikletshme për sa i përket xhirimeve deri më tani nuk jam gjendur akoma.
– Ç’lloj profili artistik mendon se bën për ty?
–Më pëlqen që gjithmonë të eksperimentoj profile të ndryshme në aktrim dhe mos të ndjek një profil stabël por më të dashurin që unë e bëj edhe me shumë pasion kam dramën. Dashuroj dramën deri në detaj.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!