Anila Kalleshi, ky emër i njohur i dietologjisë shqiptare u vlerësua me një tjetër trofe. Në 4 korrik 2017 kësaj here në Hotel Schweizerhof në Luzern të Zvicrës u zhvillua ceremonia madheshtore e çmimeve Socrates ku Anila u vlerësua në këtë garë të bukur mes njerëzve që i kanë shpallur luftë mbipeshës me çmimin “ The Name in Scienes”. Anila Kalleshi, e cila prej 20 vitesh sfidon e vetme dhe mjaft e sigurtë këtë dukuri në vendin tonë, me sy të përlotur dhe triumfatore ndihet e vlerësuar nga Elita Botërore.. Komiteti i Nominimeve Socrates në bashkëpunim me EBA Europe Bussiness Assembly me qendër në Oxford organizon një ceremoni të përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushës të mjekësisë të të gjithë botës, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit. Pikërisht për këtë meritë është e nominuar edhe dietologia jonë, Për Anilën ky ështe një vlerësim mjaft i madh që i bëhet punës së saj të palodhur gjatë këtyre 20 viteve. Ndihem mjaft mirë dhe natyrisht jam e motivuar për të çuar më lart punën time në luftën kundër obezitetit dhe mbipeshës”. Kjo trofe vjen pas një mori çmimesh dhe vlerësimesh ndërkombëtare që bëhen për Anilen, që vendosi të ndiqte rrugën e veçantë dhe të bukur të dietologjisë, si diçka që ende nuk ishte hasur në vendin tonë. Tashmë, Anila Kalleshi, padyshim që betejen e saj e ka me perfekten, pasi ajo qëndron si një orakull për të gjithë ato persona që nuk munden dot vetë të sfidojnë kilogramët e tepërt.
Advertisement