Përshëndetje Skerdi, unë jam Andeta 25 vjeçe. Kam rreth një vit që shkoj në palestër 3 herë në javë. I lexoj të gjitha shkrimet e tua të përjavshme dhe mundohem që të vë në zbatim ato ushtrime që trupi im i ka të nevojshme. Unë me këto që po bëj ndihem mirë me trupin tim e vetmja gjë që më shqetëson është që kam më shumë se një muaj që sa herë bëj palestër ndihem si e rënduar dhe e pafuqishme për t’u ushtruar nga ushqimi. Mbase është kjo nga vapa dhe unë kam nevojë për një dietë tjetër ushqimore? Nëse po, ju lutem mund të më thoni se çfarë duhet të ha?
Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Andeta përshëndetje, të falwnderoj për vëmendjen ndaj shkrimeve të mia. Gjithmonë ndryshimet drastike të temperaturave të motit shoqërohen me plogështi, sidomos në ngritjen e temperaturave. Je 25 vjeç ke dhe 1 vit që bën regullisht palestër dhe je fiks në kohë për përdorimin e suplementeve. Bën një sforco mbi normalen edhe ushqimi duhet suplementativ. Do të sugjeroja të merrje: WHEY PROTEINE- Mënyra e përdorimit përshkruhet në amballazh. Proteina shërben për rigjenerimin e muskujve. Bëhet në formë likuide gjë që trupi e thith më shpejt në kohë më të shkurtër, dhe që është efektive për tonifikimin muskular. BCAA- Është aminoacid esencial ku duhet detyrimisht të merret nga jashtë pasi trupi nuk e rigjeneron vet.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!