Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kida: Rregullat e arta

 Kida, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, këtë vit nënshkroi dhe kontratën e parë me kompaninë ndërkombëtare “Sony Music” një arritje relativisht e kënaqshme. Ajo sapo ka sjellë edhe bahskëpunimin e parë  me këngëtarin anglez Hcue, këngën “Don’t say no more” të cilën e publikuan një muaj më parë, ndërsa vetëm prej pak ditësh e kanë sjell edhe me klip. Klipi është realizuar në Angli, ndërsa është publikuar në kanalin Vevo të Hcues. Kida, si duket tashmë është një yll ndërkombëtar!

 

Fabjola Kuburi:- Kida vjen me Hcue, “Don’t say no more”, kishe kohë që po e përgatisje këtë këngë?

Advertisement

Kida:- Po, kemi disa muaj që po e përgatisim këtë këngë dhe tani jemi shumë të kënaqur me realizimin e saj. Një gërshetim mes të kënduarit shqip dhe anglisht ndoshta ishte ajo që duhej për të sjellë ritmet e duhura për këtë verë.

– Klipi është realizuar në Angli apo jo?

– Këtë vit unë kam nënshkruar edhe një kontratë me kompaninë ndërkombëtare “Sony Music” dhe rrjedhimisht erdhi dhe bashkëpunimi me këngëtarin Hcue. Klipi është realizuar në Angli dhe ka nisur transmetimet edhe në kanalin Vevo të Hcues.

 – Edhe Elvana ka sjellë një këngë në anglisht dhe ajo bashkëpunim me një të huaj… Pse ky trend për të bërë këngë në anglisht?

-Sepse muzika është e lirë dhe ai/ajo që e do të eksperimentojë eksperimenton dhe bën gjëra të ndryshme për veten e tij/saj. Këngëtari do shkojë pas kërkesave dhe pëlqimeve të publikut.

– Çfarë është më me rëndësi për ty në sjelljen e një projekti të ri?

-Është punimi i tij siç duhet dhe në mënyrën më të mirë dhe normalisht me pëlqimin e fansave dhe publikut. Sigurisht, që pas gjithë asaj pune duhet sjellë në formën dhe mënyrën më të mirë që të priten edhe rezultate prej tij.

– Sa aktive je aktualisht me koncertet?

-Momentalisht jam shumë dhe po pres të jem ende më shumë sepse tani kemi sezonin e verës i cili është mjaft dinamik, por ka ngarkesën e tij.

– Nëse do të flasim për matësin e suksesit të një artisti, cili do të ishte ai?

-Artisti vet, talenti i tij dhe njerëzit e tij të cilët punojnë për ta më shumë se asnjëherë.

– Ku ndahen dhe ku takohen muzika dhe realiteti?

– Muzika dhe realiteti takohen në skenë, aty ku ti interpreton por je edhe për publikun dhe me publikun.

– Më trego një nga rregullat e artë në art..!

-Talenti për atë punë që bën, është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kesh talent dhe të kesh siguri tek vetja, në momentin që prek një mikrofon, të jesh e sigurtë që publiku do dëgjojë përla nga ty.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Next Post

Si të komunikoj më mirë me fëmijën tim?

Advertisement