Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gerti Shima: Jo me të huaj !“

Skuadrat ku ka luajtur:  Tirana (luan dhe aktualisht), Valbona, As Prishtina, Caplina ( Bosnje Hercegovinë), Peja, Bashkimi ( Prizren), Sigal Prishtinë. Kapiten i përfaqsueses së Shqipërisë .

Gerti Shima është një prej basketbollistëve më të njohur të vëdin tonë. Pas një karrirere të gjatë në basketbollin kosovar, prej një viti është rikthyer te skuadra e tij e zemrës Tirana. Gatë karrierës së tij ka lënë gjurmë, jo vetëm te specialistët, por dhe te sportdashësit të cilët  jo vetëm e kanë përkrahur, por dhe  e kanë duatrokitur. Në intervistën e dhënë për gazetën “Intervista” ai i bën skanerin basketbollit shqiptar . Në prononcimin e tij 31 vjeçari  tiranas pohon se gjëndja e basketbollit shqiptar është mjaft e vështirë , atij  i mungon baza materiale  dhe kjo është themelorja  për ndërtuar një skuadër dinjitoze. 

Nderim  Goci: – Gerti, mirsevini në gazetën “Intervista “

Advertisement

Gerti Shima : -Kënaqësia është e imja pasi jam lexues I rregullt prej disa vitesh…

– Me çfarë po merreni aktualisht tani që është dhe periudhë pushimesh ?

– Prej disa ditësh kam filluar stërvitje individuale. Seancat stërvitore i zhvilloj në sallën e klubit tonë Tirona. Është e domosdoshme për një basketbollist profesionit  zhvillimi I këtij procesi stërvitor. Përveçse kaq unë kam dhe një motiv më shumë sepse në fillim të muajit të ardhëshëm do të nisim grumbullimet me skuadrën përfaqsuese e cila do të marrë pjesë në fazën para eleminatore të  kamionatit botëror. Skuadra jonë bën pjesë në grup me Holandën dhe Austrinë, përfaqsuese mjaft të mira dhe që duhen vlerësuar.

– Rikthimin juaj te skuadra e juaj e zemrës, koncidoi me fitimin e tre trofeve (kampionat, kupë dhe superkuë).  Fitimi I trofeve erdhi si rezultat i investimeve që janë bërë në skuadrën tuaj  apo disnivelit me skuadrat rivale  ?

– Kampionati është zhvilluar mjaft i fortë.  Skuadra e Vllaznisë  e cila ka qenë rivale më afërt  për titull ka  pas në gjirin e sajë ka pas basketbollistë të huaj. Por kjo nuk ka mjaftuar që skuadra shkodrane të ngrinte trofe, pasi është e vështirë  të fitosh me lojtarë të huaj, kjo pasi i huaji nuk e ndjen peshën e bluzës të skuadrës dhe nuk kanë eksperiencën e duhur. Unë jam i mendimit që, jo vetëm basketbolli,  por dhe sportet e tjera të ndërtojnë bazën me basketbollistë vendas.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dorian Ramaliu: Njerëzit e shohin Fiksin si shpëtim

Next Post

Edi Rama : Habitem se si ky milet më voton mua...

Advertisement