Sëmundjet autoimunitare shkaktohen kur sistemi imunitar kthehet kundër nesh dhe fillon të sulmojë qelizat e shëndetshme. Ato mund të prekin [dokënd, sepse afro 80% e atyre që vuajnë prej tyre janë gra. Askush nuk e di me saktësi shkakun e tyre, por kohët e fundit është treguar se mund të ketë lidhje me mënyrën se si veprojnë disa gene të caktuara tek gratë. Cilado qoftë arësyeja, lajmet e fundit nuk janë të mira, sepse rastet me këto sëmundje janë në rritje. Sipas të dhënave, këta 50 vjetët e fundit, numri i pacientëve që vuajnë prej tyre është trefishuar. Ekzistojnë të paktën 80 sëmundje të tilla autoimunitare. Megjithëse, secila prej tyre është e ve[antë, shumë kanë simptoma të ngjashme, si lodhje, marrje mendsh dhe temperaturë. Simptomat klasike të shumë prej tyre janë inflamacioni, që mund të shkaktojë skuqje në zonën e prekur, ndjesi djegieje, dhimbje dhe enjtje. Terapia është e ve[antë për [do sëmundje, por zakonisht përfshin ila[e antiinflamatore, të cilat pengojnë veprimin e antitrupave, ose ila[e më të fundit biologjikë, të cilat imitojnë substancat që prodhon vetë trupi i njeriut, ose që bllokojnë veprimin e substancave të tjera që bëjnë pjesë në sistemin imunitar. Ekziston një tendencë për të përdorur terapi natyrale, si pakësimi i ushqimeve që shkaktojnë inflamacion në trup (për shembull, me shumë sheqer dhe yndyrna të ngopura), i ankthit, helmeve, ndërkohë që shumë terapi alternative rigjenerojnë shëndetin e zorrëve. Si[e e thonë edhe specialistët, 80% e sistemit tonë imunitar gjendet në zorrë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!