Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Pyesni njëri-tjetrin

Udhëkryq

 

Po më kërcënon dashnorja. Si t’ia bëj?

Advertisement

Përshëndetje gazeta Intervista. Jam një burrë 43 vjeç i martuar dhe shumë i dashuruar me gruan time. Ajo është shtatzanë dhe ne presim fëmijën e tretë së bashku. Mirëpo një natë në një lokal u njoha me një vajzë të re dhe fillova të dal me të pasi dhe unë kam nevoja seksuale dhe gruaja nuk mundet dot të m’i plotësojë tani në këtë periudhë. Unë i thashë që jam i martuar që në fillim dhe më tha që çdo gjë është në rregull por tani më thotë se më do dhe se duhet të zgjedh atë e ta lë gruan përndryshe ajo do ti tregoj bisedat tona gruas time. Jam shumë në hall dhe nuk di çfarë të bëj. Ne ramë dakort që unë jam i martuar e tani më bën presion e shantazh. Ju lutem më jepni një mendim si të veproj? Faleminderit

 

-O çfarë njerëzish, po shtatzanë kush e la gruan që paske nevoja e nuk i përballon dot ti? Gruaja jote pse duron? Gjë e dobët qenke, e shkreta ajo që të ka. Turp të të vijë! Nuk e meriton as titullin bashkëshort dhe as atë të babait. Dashuri qenka ta tradhëtosh gruan? S’keni mend ju në përgjithësi, jeni formuar mbrapsht. Anisa

Po ti je i dashuruar ç’dashuri tjetër kërkon? Ik mblidhu në shtëpi tek guaja jote dhe mos bëj gabim tjetër se do mbytesh për tërë jetën. Laureta

-Ti je aq naiv dhe i pamoralshëm sa që pranove të njihesh me një femër akoma më naive se ty dhe tani të sjell ajo ty vërdall që me sa duket e ka trurin sa një kanarinë. Rri si m*t tani merri erë historisë. Poli

Psikologjikisht i dobët dhe pa karakter, je kokrra e burrit negative, kur në strehën bashkëshortore ke gjithçka! Dylber

Ti nuk qenke burrë ti qenke mashtrues, kështu që gjeja edhe gruas një mashkull tjetër edhe bëheni barazim. Hilmi

Ashtu të thotë që të bëj presjon ty ti ofrosh lekë për mos ti treguar gruas, vetëm fjalë ka asgjë s’mund të tregoj por thuaj njëherë ti hajde të të prezantoj me gruan dhe shikoje si do reagojë. Ti mos u tremb. Albert

Po pse akoma ka kaq budallenj edhe sot në vitin 2017 ti nuk prisje dot sa të lindte fëmija por vajte tek k***at ? Barjam

Ti qenke kokrra e psikopatit. Luli

Mjerë fëmijët që kanë një baba si ty dhe mjerë nusja që ka një burrë si ty, burrë karagjoz dhe njeri i dobët. Cuni Romantique

– Gruaja ta futi është ajo që të lidhi me atë po ti se kupton. Ka punë puna. Lulzim

Nëse do të shpëtosh hiqe sa më parë qafe atë femër dhe mos mbaj kontakte më me të se do të prishi punë. Stela

Shko denoncoje në polici dhe bie rehat. Danjel

– Femra si këto ka sa të duash. Këtej duan qejf dhe këtej bëjnë presione. Ilir

-Këto duan ti marrësh me një dru që ti vij mendja vërdallë. Joan

-Ti vetë e ke fajin. Në fillim deshe seks se nuk të kënaqte gruaja, tani rri duro pasojat. Eliza

 

Pyetje të reja

-Balena Blu, keni dëgjuar ndonjëherë për këtë lojë që vret? Mua personalisht më fut frikën. Marli

-Ç’mendim keni duhet t’ia kontrolloj prindi fëmijës telefonin? Unë jam pro kësaj çështjeje. Edna

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kërkojnë djem

Next Post

Nani: Më pëlqen kur më thonë se ngjaj me gjyshen e tyre

Advertisement