Organ gjenital
E nderuar astrologe! Kam parë një ëndërr të çuditshme që më ka bërë shumë merak. Doja të kryeja marrëdhënie me nusen dhe unë isha i zhveshur, ndërsa nusja jo. Ajo mbante në dorë një organ mashkulli dhe unë e shikoja. Ju lutem, më jepni një shpjegim: Ç’kuptim ka kjo? Ju falënderoj. Drini
I nderuar Drini! Ëndrra flet për nevojat tuaja fiziologjike në një moment kur ju nuk jeni i ndërgjegjshëm. Kjo ëndërr nuk ka ndonjë shpjegim tjetër dhe nuk është parashikuese. Është më se normale të shihni ëndrra të tilla. Qofshi mirë!
Dema
Shoh në ëndërr shpesh dema që turren të më vrasin. Di që dikush që më donte para 10 vjeteve është i shenjës së Demit. Mos më do akoma ai djalë? Atëhere më donte shumë, kurse unë jo. Mos jam e dashuruar me të? Ç’do të thotë kjo ëndërr? Me respekt, Edja, Athinë.
E nderuar Edja! Ëndrra juaj s’ka fare lidhje me ish-të dashurin tuaj. Demi simbolizon karakterin tuaj. Ju jeni një person shumë energjik dhe shpeshherë nuk e kontrolloni veten. Por, krahas kësaj, keni një aftësi të jashtëzakonshme për të arritur ato çfarë dëshironi. Përsa i përket faktit që i shihni demat duke ju ndjekur… Kjo do të thotë që jeni po ju vetë që e qortoni veten herë pas here për veprimet tuaja. Ju urojmë mbarësi!
Unaza
Jam një vajzë 33 vjeçe. Rreth orës 5 të mëngjesit kam parë në ëndërr sikur kisha dy unaza me gurë të çmuar. Njëra ishte me 5 gurë dhe e kisha në gishtin e unazës.
E dashur lexuese! Ëndrra paralajmëron ngjarje të këndshme në jetën tuaj që do t’ju gëzojnë shumë. Mjafton që ju t’ua dini vleren këtyre të mirave që do ju vijnë dhe jeta juaj do të marrë një rrjedhë të bukur që as ju vetë s’e prisnit. Urojmë që gjithçka të shkojë mbarë për ju.
Gurë të çmuar
Jam një vajzë 35 vjeçe. Para 2 muajsh ka ndërruar jetë tezja, por dy ditë para se të vdiste, unë pashë në ëndërr (nuk jam e sigurtë, isha apo jo në gjumë) sikur më zgjati dorën e më dhuroi ca gurë që shkëlqenin. Ajo më tha: “Të keqen, mos ia trego askujt”. Ajo ka qenë 80 vjeçe. Unë vetë, si person, jam e dashur e tepër e dhimbsur. Ju faleminderit.
E nderuar 35 vjeçare! Së pari, ngushëllimet tona. Ëndrra tregon që një person i pjekur e shumë i dashur për ju do ju japë ca këshilla ose ju i keni marrë këto këshilla pikërisht nga tezja juaj. Gjithsesi, këto këshilla ju duhet t’i vini në zbatim dhe të mos ia tregoni askujt. Pra, gurët që ju ka dhuruar tezja në ëndërr janë pikërisht këshilla me vlerë, të marra nga një person i përzemërt dhe shumë i pjekur. Detyra juaj është që t’i zbatoni ato në jetën tuaj dhe të ngelen po te ju. Në të ardhmen, do të shihni frytet e tyre. Gjithë të mirat!
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!