Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Brenda shtëpisë së Elizabeth Taylor
Gomarit, edhe pse i veshën lëkurën e luanit , prapë mbeti gomar  Nga Agron BERDAJ
Arjan Ulaj: Muzika, pjesa e bukur e jetës time!

Gomarit, edhe pse i veshën lëkurën e luanit , prapë mbeti gomar  Nga Agron BERDAJ

Fabula thotë se për ta trimëruar gomarin e nëpërkëmbur nga kafshët e tjera ,i veshën lëkurën e luanit  .Kjo e bëri atë më të fortë ,më autoritar dhe të plotfuqishëm ndër kafshët e pyllit .Por kjo nuk vazhdoi gjatë, pasi gomari, nën lëkurën e luanit fillojë të pëlliste duke zbuluar vetveten .Morali i kësaj fabule i shkon për shtat liderit të çadrës se krimit ,ku, edhe pse e stolisën protestën si paqësore ,nga më të urtat dhe historike për nga misioni ,ndërsa liderin e saj si një engjëll ,të virgjër ,një apostull të demokracisë, që nuk dinte  se ç‘është krimi ,si një qënie që po burrërohej dhe po I trashej zëri etj etj.

Por si në moralin e fabulës ,edhe Lulashi ,njëlloj si gomari shpejt e hodhi poshtë këtë makijazh paqësor dhe zbriti në origjinë ,te kërcënimet ,dhuna ,lufta ndaj pozitës ,tek tërheqjet zvarrë të kundërshtarëve politikë , ashtu si bëri Akili ndaj Hektorit ku pasi e mundi e lidhi dhe e tërhoqi zvarrë rreth mureve të Trojës .Këtë paralajmëroi edhe Lulashi i opozitës shqiptare ,se do të kemi luftë ,se njësitet guerile të demokratasve ,si fillim do të thyejnë xhamat ,do të shpojnë gomat e makinave ,se do të godasin me grushta punonjësit e shtetit ,pasi sipas tyre kështu do t’i kthejnë pushtetin popullit   .

Pse e hodhi kaq shpejt Lulashi maskën demokratike ?Si duket I ka bërë reaksion gjaku i viktimave të 21-janarit ,ku ai ka ngritur  çadrën e krimit dhe po i rivret këto viktima ,madje më barbarisht pasi në këtë rivrasje po marin pjesë të gjithë kriminelët e strehuar  në të ,se kjo rivrasje shoqërohet me tallava  me ahengje ,me përçmim dhe përbuzje ,ndaj tyre demokracisë shqiptare  .Kjo bandë kriminelësh  u thonë viktimave që “ne ju vramë dhe se jemi gati t’ju rivrasim sa herë të duam ,dhe kur të duam”.

Advertisement

Por ,ngritja e zërit deri në skizofreni e kryetarit të opozitës është e lidhur edhe me faktin se ai ndihet i dështuar në eksperimentin e ndërrmarë prej tij ,ku në protestë të bashkonte interesat e korporatës së krimit me ato të popullit ,të vrasësve me viktimat ,te miljarderëve kriminel me të papunët ,të vjedhësve të miljardave të Cezit ,me njerëzit që paguajnë gjobat e këtij  trusti , grabitësit e pronave të shqiptarëve ,me të grabiturit  të këtyre aseteve ,të atyre që jetojnë në parajsë me vjedhje duke pasur si armë mbrojtje shtetin dhe njerëzve që jetojnë nën kufinjtë minimal të varfërisë ,të popullit që kërkon reformën në drejtësi dhe përfaqësuesve të mafjes shqiptare që duan ta pengojnë këtë reformë  . Sot pas 26 vjetësh të trazicionit të shëmtuar shqiptar ,vështirë se populli do të bëjë kauzë të përbashkët me këto banda kriminelësh ,apo të bashkohet në mbrojtje të interesave të tyre  .Këtë e provuan më së miri grevistët e Zharrëzit ,të cilët e përzunë si lango kryetarin e opozitës si përgjegjës të tragjedisë së tyre .Arratia e opozitës  shqiptare nga parimet e demokracisë së vërtet liberale ,braktisja e tyre nga faktori ndërkombëtar ,degradimi i këtij subjekti politik me prirje agressive të tipit fashist, janë tiparet e një krize të thell dhe të pa riparushme të këtij subjekti politik .Ndaj shtabi i saj politik duke e ndjerë fundin e tyre tragjik ,kërkojnë sadopak shpëtim të revolucionet ,te përmbysjet dhe lufta ,te strategjia e dhunës , të cilën në këto 26 vjet tranzicion ,sa herë ata , janë ndodhur në prag të greminës ,e kanë gjakosur popullin ,e kanë vjedhur , vrarë dhe përdhunuar në mënyrën më të turpshme . Këtë synon edhe sot ky subjekt politik kur bën thirrje për permbysje dhe dhunë .Por më kryesorja është se ashtu si gomari zbuloi veten edhe pse ndodhej nën  lekurën e luanit ,ashtu edhe Lulashi zbuloi se e gjithë kjo tallava bëhet për të sabotuar reformën në drejtësi .E thënë troç nga Lulashi se nuk ka reformë në drejtësi pa zgjedhje të lira, do të thotë se kjo reformë është në prag të falimentimit . Në këto rrethana zgjidhja e mundëshme është që qeveria dhe faktori ndërkombëtar duhet t’i drejtohen popullit që nëpërmjet një referendumi të përcaktohen fatet e kësaj reforme .Tani Lulushi I ka braktisur maskat , ka dalë hapur si kriminel ,vrasësi i 21 janarit ,si kusari I rrugës së kombit ,si shkelësi I sovranitetit kombëtar dhe i hapësirës shqiptare , si armiku më i madh i reformës në drejtësi .A mund të kërkohet  konsensus dhe bashkpunim me kriminelë të tillë dhe subjekte të inkriminuara që ai përfaqëson? A mund të bëhet paqe me krimin zotrinj ndërkombëtarë? Kurrsesi jo ,shpejtoni të fitoni kohën, ndryshe betejën e keni të humbur edhe ju ,edhe populli shqiptar .

Nga Agron BERDAJ

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Brenda shtëpisë së Elizabeth Taylor

Next Post

Arjan Ulaj: Muzika, pjesa e bukur e jetës time!

Advertisement