Përshëndetje doktor, jam Teuta 52 vjeç dhe ka një vit që nuk më vijnë menstruacionet dhe shpesh bëj teste barre nga frika mos kam ngelur shtatëzanë, po mendoj që më ka filluar menopauza dhe kam shumë ndryshime në organizëm si afshe të nxehta, pagjumësi, shtim në peshë, luhatje humori, gjëndje depresive. Ju lutem më jepni ca informacione dhe këshilla si ti heq këto shqetësime se kam frikë të marr mjekim hormonal.
Mr.Dr.Adil Mustafa –Poliklinika Shëndeti tel.0696349892:-Përshëndetje Teuta , e kuptoj shqetësimin tënd se vërtetë menopauza jep shqetësim dhe ju madje jeni vonuar për të marrë këshillat dhe terapin se me të vërtetë menopauza duhet të vlerësohet se lë shumë pasoaj te gratë e pa mjekuara ku pjesa më e madhe e grave i përjetojnë me disa simptoma, por lloji, frekuenca dhe ashpërsia janë të ndryshëm te gratë.Te shumica e grave simptomat më të shpeshta të menopauzës janë çrregullimet menstruale, afshet e nxehta , nervozizmi, djersitja, pagjumsia, shtimi në peshë, probleme me vaginën dhe urinimin, problem kockash dhe tensionit arterial. Menopauza është fundi i periudhës së menstruacioneve dhe fertilitetit se është një fazë natyrale e gruas ku vezoret prodhojnë shumë pak estrogjene. Mos kini frikë se në këtë moshë me këto simptoma nuk do të jeni në gjëndje të ngelni shtatzanë dhe këto luhatje hormonale japin këto simptoma që i keni ju. Për shqetësimet tuaja, afshi si një ndjenjë e papritur, që skuqet fytyra dhe qafa por mundet dhe gjoksi, shpina e krahët që mbajnë 30 sekonda deri 5 minuta në 75% të grave zgjat deri 2 vjet dhe 25% të grave deri në 5 vjet. Për ti evituar duhet banjo me ujë të ngrohtë e të ftohtë, diet, ushtrime ose shëtitje 1-2 orë në ditë paksim stresi dhe mjekim medikamentoz. Duhet shmangur alkoolin,kafeinen dhe ushqimet .Sa i përket pagjumësisë mundohuni që të bëni të paktën 30 minuta çdo ditë aktivitet fizik, shmangni kafeinën dhe alkoolin në darkë, mundohuni të mos flini gjatë ditës dhe bëni refleks të shkoni në të njëjtën orë çdo natë. Sa për peshën, shumë gra shtojn në menopauzë, sidomos rreth zonës së barkut, por kjo nuk ndodh vetëm nga ndryshimet hormonale por duhet të bëni dietën dhe aktivitet fizik. Për luhatjen e humorit aktivitetet fizike,gjumi i mjaftueshëm, relaksi ose terapia medikamentoze nga mjeku juaj përmison humorin dhe mënjanon depresionim. Për të patur një menopauzë të shëndetshme duhet që gruaja të ketë këto gjëra para sysh, të mos pi duhan, të hajë ushqime me pak dhjamë dhe kolesterole,të hajë sa më shumë fruta, zarzavate vitaminë e minerale sidomos kalcium kundër osteoporozës. Nëse një grua është mbi peshë ajo duhet të zvogëlojë peshën duke bërë ushtrime si vrapin, kërcime dhe ecje të paktën 3 herë në javë, të mjekojë presionin e gjakut në rast se është i lartë. Nëse vagina është e thatë të përdor xhel ose krem me përmbajtje estrogjenike. Nëse ka urinim të shpeshtë të këshillohet me mjekun dhe të bëj ushtrime për forcimin e dyshemes pelvike. Një grua në menopauzë të bëj rregullisht ekzaminime pelvike të gjinjve, paptest dhe mamografi. Kur të ketë afshe të shkoj në një dhomë të freskët dhe të pi lëngje të ftohta . Ekzistojnë shumë forma trajtimesh pavarësisht nga shqetësimet se një trajtim që mund të funksionojë për një grua shpesh nuk fuksionon për një tjetër e për këtë duhet lidhur me një gjinekologe ku përpara filimit të mjekimit hormonal duhet bërë një eko, vizitë, pap teste dhe mamografi dhe mos harroni vlerësojeni këtë menopauzë në rast se e doni periudhën e tretë të jetës që është periudha pa menstruacione, ta kaloni pa probleme shëndetësore pasi menopauza e pa trajtuar te disa gra lë shumë pasoja shëndetësore.